“Shërbime të aksesueshme për të gjithë” - Drafti për personat me aftësi të kufizuar, gjoba bizneseve deri në 5 mln lekë

Një projektligj i ri për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nisma synon të vendosë rregulla të unifikuara për aksesin në mallra dhe shërbime, duke përcaktuar detyrime konkrete si për institucionet publike, ashtu edhe për operatorët ekonomikë.
Në thelb të projektligjit është garantimi i pjesëmarrjes së barabartë të personave me aftësi të kufizuara në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore. Sipas relacionit, synimi është eliminimi i barrierave që pengojnë përdorimin e produkteve, shërbimeve, teknologjisë dhe informacionit.
Projektligji parashikon kërkesa të reja për një sërë produktesh që përdoren në përditshmëri. Në listë përfshihen kompjuterët dhe sistemet operative, terminalet e pagesave, bankomatet, makinat e biletave, terminalet interaktive të informacionit, pajisjet për komunikimet elektronike, pajisjet për akses në media audiovizive dhe lexuesit elektronikë.
Rregulla të aksesueshmërisë parashikohen edhe për shërbime të rëndësishme për qytetarët. Bëhet fjalë për komunikimet elektronike, shërbimet online dhe digjitale, tregtinë elektronike, shërbimet bankare, transportin e pasagjerëve, si dhe platformat dhe shërbimet që lidhen me librat elektronikë dhe mediat audiovizive.
Në rastin e transportit, kërkesat lidhen ndër të tjera me faqet e internetit dhe aplikacionet celulare, biletat elektronike, informacionin mbi udhëtimin, përfshirë informacionin në kohë reale, dhe terminalet interaktive të vetëshërbimit.
Sipas projektligjit, mallrat duhet të projektohen dhe prodhohen në mënyrë të tillë që të mund të përdoren sa më shumë nga personat me aftësi të kufizuara, në kushte të barabarta me të tjerët. Edhe paketimi dhe udhëzimet e përdorimit duhet të shoqërohen me elemente të aksesueshme.
Për shërbimet, ofruesit do të duhet të sigurojnë informacion të aksesueshëm mbi funksionet, politikat dhe procedurat e shërbimit, ndërsa mjediset ku shërbimi ofrohet duhet të përputhen me kriteret e aksesueshmërisë. Një përjashtim parashikohet për mikrondërmarrjet që ofrojnë shërbime.
Një aspekt i rëndësishëm i projektligjit lidhet me mbikëqyrjen dhe sanksionet. Në rast të shkeljes së detyrimeve, operatorët ekonomikë mund të përballen me gjobë deri në 5 milionë lekë ose, për shoqëritë tregtare deri në 0.1% të xhiros totale vjetore të realizuar në vitin financiar paraardhës, duke u aplikuar vlera më e lartë.
Projektligji nuk kufizohet vetëm te aksesi në produkte dhe shërbime. Sipas draftit, personat që kanë nevojë për ndihmë në vendimmarrje do të mund të marrin mbështetje nga një individ ose grup individësh të besuar.
Po ashtu, personi me aftësi të kufizuara parashikohet të ketë të drejtë të zgjedhë dhe, sipas mënyrës së organizimit të shërbimit, të udhëzojë dhe të mbikëqyrë ndihmësin personal.
BE kërkon rezultate konkrete nga Kina - Tetori, afati i fundit për të arritur marrëveshje tregtare. Në të kundërt, tarifa
Pekini duhet të japë “rezultate konkrete” deri në tetor, ose do të përballet me “masa më të ashpra”, paralajmëroi Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit......
Shpenzimet turistike arrijnë 82 miliardë euro - Spanja thyen rekordin. Mbi 58 milionë vizitorë deri në korrik
Spanja ka shënuar një tjetër rekord në turizëm, duke pritur 58.1 milionë vizitorë ndërkombëtarë gjatë periudhës janar–korrik 2026. Shifra përfaqëson një......
Si ka ndryshuar fuqia ekonomike e BE? - Gjermania dominon kontinentin në 20 vite
Gjermania mbetet ekonomia më e madhe e Bashkimit Europian, por pesha e ekonomive kryesore të bllokut ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit. Sipas......
Çfarë peshe ka Shqipëria në hartën globale? Renditemi në vendin e 143-të, pesë shtete mbajnë rreth 40% të tokës së botës
Në hartën e botës, diferencat mes shteteve janë shumë më të mëdha nga sa mund të duken në pamje të parë. Vetëm pesë vende kontrollojnë rreth 40% të......
Zyra e Komisionerit zgjeron profilin ndërkombëtar, bëhet pjesë e Koalicionit për Transparencën Proaktive
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i është bashkuar zyrtarisht Koalicionit për Transparencën Proaktive, një......
Licencohen 131 MW energji në 8 muaj - Dielli dominon me 122.3 MW, asnjë licencë e re për centralet e erës
Rreth 131 MW kapacitete të reja për prodhimin e energjisë elektrike janë licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë gjatë periudhës janar–gusht 2026. Sipas......
Më pak shqiptarë po investojnë në letra qeveritare - AMF: Investimet e individëve në bono e obligacione bien me 13.2%
Shqiptarët po i largohen gjithnjë e më tepër investimit në tituj qeveritarë. Në gjysmën e parë të 2026, individët kanë shfaqur interes më të ulët për blerjen......
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në tre qarqe
Lëvizje në Elbasan, Berat dhe Korçë, disa drejtues transferohen në Drejtorinë e Përgjithshme Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese në......

