Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2025, 14:53

Salla takon ambasadorin e Gjermanisë, Bergner: Thellohet partneriteti në bujqësi dhe zhvillim rural!

Nga Edel Strazimiri

Salla takon ambasadorin e Gjermanisë, Bergner: Thellohet partneriteti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr. Iven Schad nga Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik si dhe përfaqësuesin e GIZ për programin SRD, Mattia Wegmann.

Gjatë takimit u riafirmua partneriteti i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në projekte të reja strategjike që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor.

Ministri Salla vlerësoi mbështetjen afatgjatë të qeverisë gjermane përmes projekteve të GIZ, asistencës teknike dhe ekspertizës në fusha kyçe si siguria ushqimore, inovacioni bujqësor dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.

“Partneriteti me Gjermaninë mbetet një shtyllë thelbësore në rrugëtimin tonë drejt Shqipërisë 2030, me synimin për të zhvilluar një sektor bujqësor modern, të qëndrueshëm dhe konkurrues”, theksoi Salla.

Palët ndanë qëndrimin e përbashkët për të vijuar me projekte që kanë dhënë rezultate konkrete në terren, si dhe për të mbështetur nisma të reja që kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe integrimin evropian të vendit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat