Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2025, 13:35

“Jo më koncerte me para’ publike” - Forumi për Strategjinë Kombëtare të Kulturës, Gonxhja: Të kemi ide biznesi kulturor

Nga Diamila Leka

“Jo më koncerte me para’ publike” - Forumi për

U zhvillua forumi hapur mbi strategjikën Kombëtare të Kulturës 2026-2030. Në këtë forum, midis të tjerave u diskutua edhe mbi kontributin që kultura ka në gjenerimin ekonomik të vendit.

Blendi Gonxhja Ministër i Turizimt, Kulturës dhe Sportit

“Duhet të shkojmë drejt një gjenerimi ekonomik, me ide biznesi por jo që ta bëjmë kulturën thjeshtë biznes. Nuk ka pse të harxhojmë 400-500 mijë euro, për koncerte të cilat mund të shesin lehtshëm 100 euro për biletë. Ku unë s’gjeja biletë te dy prej konceretve te “Sheshi Skënderbej”, atëherë pse duhet të harxhojmë para’ nga buxheti i shtetit për koncerte të cilat janë të suksesshme në sheshet kryesore të qytetit. Kjo është çmenduri. Ne nuk jemi në nivelin që duhet të paguajmë për koncerte, që t’na vijnë turistë për të parë koncerte në sheshin Skënderbej. A po, në rast se do të kemi “28 nëntor”, kemi festën e Pavarësisë, ne nuk mund të bëjmë bileta në “Sheshin Skënderbej”, do vijmë në koncer me kë të duam ne, nga më të rëndësishmit, do t’i japim lekët që i takojnë.”

Një strategji kulture për të ardhmen, do të jetë një vlerë e rëndësishme gjithashtu edhe për bashkëpunime ndërkombëtare.

Letizia Fischioni - Zv. Drejtoreshë AICS Tirana  

“Iniciativa jonë, do të realizojë bashkëpunim me fondacione, e cila është një realitet i shkëlqyer Italian, në këtë sektor. Objektivi ynë është të kemi një shkëmbim të ekspertizës me realitetin shqiptar, dhe të sjellim atë çka është më e mira në sektorin kulturor. Të kesh një strategji të kulturës në këtë moment historik do të thotë edhe krijosh një instrument dialogu midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera europiane dhe padyshim edhe vendet e  zonës dhe të nivelit ndërkombëtar.”

Kontributi ekonomik i kulturës zhvlerësohet, por duke rritur bashkëpunimet kthehet në motor zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Mario De Rosa - Sekretar i Parë, Zyra e Tregtisë, Ambasada Italiane, Tiranë

“Kultura është motorri i zhvillimit të qendrueshëm dhe shpeshherë nënvlerësohet sepse nuk mund të vlerësohet edhe vlera ekonomike që mund të sjellë kultura sepse mund të jetë motorri i zhvillimit ekonomik. Dhe në rastin e Shqipërisë, mendojmë për trashëgiminë e pasur kulturore dhe ekologjike që ka ky vend. Është një trashëgimi e madhe.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat