Sa e qëndrueshme është Bashkia Vlorë? - Furnizohet nga tarifa e pastrimit, shpenzon 198 euro për banor

Bashkia Vlorë, ka pasur një perfomancë në rritje sa i takon të ardhurave të mbledhura përgjatë vitit që lamë pas, kjo ndikuar edhe nga fakti se është një njësi bregdetare.
Të dhënat e detajuara të raportit mbi pushtetin lokal, sipas taksave dhe tarifave që mbledh bashkia tregojnë se peshën kryesore e zë tarifa e pastrimit me afro 318 milionë lekë të mbledhura, apo 3 milionë euro, thuajse në dyfishim në raport me një vit më parë.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë është e dyta për nga pesha që zë në të ardhurat totale të bashkisë, me rreth 2 milionë euro në 2024-ësn, dhe pse ka pësuar rënie të konsiderueshme nga viti 2023, ku janë mbledhur rreth 2.8 milionë euro.
Taksat e tjera vendore zënë kanë krijuar afro 2.8 milionë euro të ardhura përgjatë vitit 2024, duke u dyfishuar në raport me 2023-shin.
Nga taksa e ndërtesës janë mbledhur 1.9 milionë euro, me trend në rritje në krahasim me një vit më parë.
Të ardhurat e tjera jo tatimore zënë afro 1.4 milionë euro, tarifa për zënien e hapësirave publike 927 mijë euro dhe të ardhurat nga toka bujqësore vetëm 147 mijë euro.
E thënë ndryshe, vetëm nga burimet e veta, bashkia Vlorë ka mbledhur afro 1.2 miliard lekë apo rreth 12 milionë euro.
Sa i takon shpenzimeve, sipas natyrës ekonomike, pjesa më e madhe e buxhetit te bashkisë Vlorë, shkon për shpenzime personeli, me afro 1.3 miliardë lekë apo rreth 13 milionë euro, të cilat kanë ardhur në rritje në raport me 2023-shin. Ndërsa 727 milionë lekë apo 7.3 milionë euro shkojnë për shpenzime operative, që gjithashtu janë në rritje.
Për shpenzime kapitale gjatë vitit që lamë pas kanë shkuar 340 milionë lekë apo 3.4 milionë euro nga 1.9 milionë euro në 2023-shin.
Shpenzimet totale të bashkisë shkojnë në 2.4 miliardë lekë apo rreth dyfishi i të ardhurave.
Referuar censit 2023, Bashkia Vlorë ka një popullsi prej 164.000 banorësh dhe është një ndër më të mëdhatë e vendit me potencial të lartë në zhvillimin e turizmit dhe përqendrim të lartë të bizneseve në sektorin e shërbimeve si bar-restorante dhe hoteleri.
Vlora renditet e treta në rang bashkie, pas Kamzës dhe Durrësit, përjashtuar Tiranën, për nga pesha e të ardhurave sipas bashkive ndaj totalit të të ardhurave vendore 2024, me rreth 7% dhe vendin e katërt sa i takon peshës së shpenzimeve.
Të ardhurat për banor në Vlorë llogariten në 103 euro, ndërsa sa i takon shpenzimeve për banor, niveli regjistrohet në 198 euro, shifër kjo që e rendit ndër bashkitë me shpenzime të ulëta për frymë, ndërsa sa i takon shpenzimeve për investime ato llogaritet në 28 euro për banor, nivel ky shumë i ulët në raport me bashki të tjera.
Ndryshime në tregun energjetik - Gjenerali: Bizneset, detyrim të deklarojnë furnizuesin. Së shpejti, shërbim për makinat elektrike
2300 biznese të lidhur në tensionin 6kV duhet të duhet të deklarojnë furnizuesin brenda dhejtorit, pasi rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike. Në......
Mbi 1 miliard euro për çipet në Gjermani - Kompania amerikane synon zgjerimin e fabrikës në Dresden
Prodhuesi amerikan i çipeve, GlobalFoundries, njoftoi se do të investojë 1.1 miliardë euro për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit në objektin e tij......
Si do ndryshojë numri i të punësuarve në bujqësi? - Mbi 468 mijë në 2026-ën, rritet numri i përfituesve nga skemat
16.5 milionë euro do të jetë buxheti shtesë për bujqësinë përgjatë vitit 2026. Qeveria shqiptare synon që përmes mbështetjes në bujqësi, të përmirësohet......
Verërat vendase dominojnë tregun rus - Sanksionet perëndimore detyrojnë Rusinë të mbështetet te prodhimi i vet
Në të kaluarën, raftet e supermarketeve në Rusi dominoheshin nga verërat franceze të Burgundy dhe italiane të Barolo-s, por tani janë të mbushura me një gamë......
Administrata publike arrin në 87,112 punonjës - Projektbuxheti 2026/ Cilat janë institucionet që kanë më shumë staf dhe më pak?
Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës......
Diamanti i rrallë “ndriçon” Gjenevën - “Glowing Rose” mund të shitet në ankand për 20 milionë dollarë
Sotheby’s po përgatitet të prezantojë “Glowing Rose” në Gjenevë, një diamant 10.08 karatësh me ngjyrë rozë, që pritet të arrijë deri në 20 milionë dollarë......
Shqipëria udhëheq rajonin për sigurimin motorik - Rreth 60% e tregut dominohet nga MTPL. Produktet vullnetare mbeten në hije
Shqipëria zë vendin e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore për peshën më të madhe të sigurimit të detyrueshëm MTPL në portofolin e saj të sigurimeve. Sipas......
PBB për frymë, rreth 9,046 euro - Tirana 40% mbi mesataren kombëtare, Veriu dhe Jugu “luftojnë” për zhvillim
Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2023, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Shqipëri arriti në 9,046 euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitet......





