Shqipëria Posted on 2024-12-21 10:57:00

Rruga Shëngjin – Velipojë, hapet së shpejti - Zhvillim turizmit, lidhje e shpejtë mes dy plazheve të mëdha në veri

From Alida Lula

Rruga Shëngjin – Velipojë, hapet së shpejti - Zhvillim

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë cilësuar si prioritete.

Rruga Shëngjin-Velipojë, e cila do të hapet në sezonin veror, pritet të sjellë ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit në të dy plazhet më të mëdha të zonës së veriut. Ky segment panoramik do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy zonave dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut gjatë sezonit të verës, ku dhe fluksi i pushuesve është mjaft i lartë.

Projekti infrastrukturor Shëngjin – Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i qeverisë së shqiptare me vlerë 3.8 miliardë lekë.

Për të përshkuar rrugën nga Shëngjini në Velipojë, duhen kaluar 66 kilometra për 1 orë e 20 minuta dhe duhen kaluar 4 akse të ndryshme rrugore. Me këtë investim, shkurtohet distanca në vetëm 14.8 kilometra dhe rruga mund të përshkohet për rreth 20 minuta.

Rruga Shëngjin-Velipojë, është një nga akset më panoramike të vendit dhe konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik. Përgjatë gjithë gjatësisë, ruhen të paprekura plazhet e Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit apo peisazhet natyrore si laguna e Vilunit. 

Punimet në këtë aks, po shkojnë drejt përfundimit, dhe pritet që të japin impakt të drejtpërdrejtë në sektorët socio-ekonomik të këtyre zonave.

Ndërkohë, ky investim, ka sjellë rritjen drastike të vlerës së tokës te Rana e Hedhun dhe krejt zonën bregdetare nga qyteti Shëngjinit deri në Velipojë.

Me këtë rrugë të re panoramike që ofron zona e Rrjollit dhe Velipojës, do të ketë rritje të numrit të vizitorëve dhe investimeve në fushën e hotelerisë dhe turizmit, gjë që ka impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

 

 

Poll

Poll

Live TV

Latest news
All news

Most visited