Shqipëria Postuar më 17 Maj 2025, 10:46

Rritja e kapaciteteve në Forcat e Armatosura - Rama: Të punojmë për një sistem mbrojtës më efikas. Macron: 3.5% e PBB është e mirë në vijim

Nga Hamit Yzeiraj

Rritja e kapaciteteve në Forcat e Armatosura - Rama: Të punojmë

Me sytë nga mbrojtja si një tregues për forcimin dhe bashkëpunimin e sektorit ushtarak në Shqipëri. Ky është lajmi kryesor që u dha nga konferenca për media nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Ne nuk kemi një buxhet të madh dhe nga ana tjetër kemi shumë nevoja për të përmbushur, por e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj kontratës së përbashkët të Aleancës. Ky është një moment i veçantë që ka sjellë në tryezë nevojën për të investuar më shumë dhe duam të rilindim ushtrinë tonë ushtarake. Kemi nisur ta bëjmë këtë duke shtuar buxhetin për vendin. Por duke parë që tani është fryma e përgjithshme që do të rriten buxhetet, na vijnë kompani nga të katër anët e Europës, duke na ofruar makina… Është diçka që tregon se çështja nuk është sa para vëmë në dispozicion, por si i përdorim ato para. Franca ka një ushtri të përmbushur, por ne kemi ende shumë për të bërë. Na duhet një plan më i koordinuar dhe me një garanci eficience, për shfrytëzimin e parave që duhen përdorur. Para disa javësh pata një bisedë me CEO-n e një prej kompanive më të mëdha ushtarake dhe më tha se ka vizituar një vend që ka blerë pa fund armatime, por që i kanë të pahapura, dhe kjo nuk është një forcim i mbrojtjes.

Duhet të punojmë për një sistem mbrojtjeje më efikas. Europa nuk mund të kthehet në një territor ku flitet vetëm për armë dhe luftë, pasi ka dy territore për të mbrojtur, atë fizik dhe atë shpirtëror," tha kreu i qeverisë shqiptare.

Ndërkohë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi se vendet europiane duhet të investojnë nga buxheti i shtetit 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi është një shtyllë shumë e rëndësishme për sigurinë në Europë.

“Franca ka ushtrinë më efikase të Europës. Kemi një ushtri konkrete, kemi kapacitetin e zhbindjes bërthamore, përvojë operacionale në Lindjen e Mesme, Afrikë, etj. Vijojmë ta shtojmë këtë buxhet për vitin në vijim. Duhen analizuar sfidat që kemi dhe të kemi një nivel të mirë angazhimi. Kemi nevojë për të përforcuar këtë shtyllë të NATO-s. Jemi të kënaqur të kemi mbështetjen e Amerikës. Aleatët tanë amerikanë na kërkojnë të marrim në ngarkim mbrojtjen tonë, dhe kjo është legjitime. Duhet të investojmë më shumë për t'u formuar, për t'u pajisur më shumë dhe për të ndërtuar një bazë industriale që përforcon autonominë tonë. 3.5% e PBB është e mirë në vijim, por nuk mund të bëhet në 6 muaj," tha presidenti francez gjatë fjalës së tij.

Gjatë muajve të fundit janë firmosur disa marrëveshje për forcimin e sigurisë ndërkombëtare me Shqipërinë, ku rasti i fundit ishte ai mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat