Shqipëri-Francë/ Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe memorandum mirëkuptimi për turizmin në Korçë!
Pas takimit midis Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, në praninë e tyre u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
Kryeministri foli po ashtu edhe për ecurinë e projektit të Liceut Francez në Korçë, një kërkesë që komuniteti Frankofon i Korçës i drejtoir Presidentit në vizitën e tij të mëparshme.
“Sot është në fazën kur ka përfunduar studimi i fizibilitetit, ka përfunduar edhe gjithë pjesa e parë e punës dhe ne tani do të hyjmë në fazën e krijimit të kushteve për ta nisur procesin mësimor në lice në godinën ekzistuese të liceut të Francës dhe me shtimin e një sipërfaqe të re për të akomoduar të gjitha nevojat”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, Presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian.
Ndërkohë, dje u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.
Këto marrëveshje realizohen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve.
Sondazh

Macron: Mbyllja e negociatave në 2027 e arritshme. Franca në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit!
Në konferencën e përbashkët për shtyp, me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron theksoi se mbyllja e negociatave me BE-në në 2027......

Rama-Frederiksen në konferencë: Rusia, kërcënim për Evropën
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen prezantuan përfundimet e Samitit të Komunitetit Politik......

Samiti i Komunitetit Politik, Tirana, kryeqytet i Evropës për dy ditë
Samiti i Komunitetit Politik ka shndërruar Tiranën në kryeqendrën e Evropës për dy ditë. Të gjithë liderët më të rëndësishëm të kontinentit janë mbledhur në......

BE, subvencione të reja për fermerët - Programi fokusohet te kursimi i ujit, përshtatja me ndryshimet klimatike
Komisioni Evropian do të ofrojë subvencione të reja për fermerët që investojnë në shpërdorimin e reduktuar të ujit, kur programi i madh i subvencioneve......

Çfarë është Komuniteti Politik Europian? Shqipëria, në qendër të Europës. Tirana priti samitin politik
Në kryeqytetin e Shqipërisë u zhvillua takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili është një forum ndërqeveritar që synon të nxisë dialogun......

Bizneset në treg të lirë energjetik - Sasia e furnizuar nga FMF ra me 45%, vitin që vjen dalin klientët e tensionit 6 kV
Dalja e bizneseve në tregun e lirë energjetik solli uljen e sasisë së energjisë të furnizuar nga FSHU, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Sipas......

Gjermania pranon kërkesën e Trump - Përkrah thirrjen e SHBA-së për rritjen e shpenzimeve ushtarake të NATO-s
Gjermania mbështeti kërkesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të dyfishuar objektivin e shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së. "Ne......

Rama: Europa na do pranë saj! - Çfarë diskutuan liderët e kontinentit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian?
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka mirëpritur samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Kryeministri Edi Rama, në tryezën e diskutimit me liderët e......