BYD hap fabrikën e parë në Evropë Gjiganti kinez i makinave elektrike “zbarkon” në Hungari
Gjiganti kinez i makinave elektrike BYD do të hapë së shpejti fabrikën e tij të parë evropiane në Hungarinë jugore, me plane për të prodhuar automjete elektrike dhe hibride duke filluar nga gjysma e dytë e këtij viti.
Szeged, qyteti i tretë më i madh i Hungarisë, është i njohur për kulturën dhe historinë e tij, por tani, njerëzit besojnë se mbërritja e kompanisë kineze të automjeteve elektrike do të riformësojë të ardhmen e tij.
"BYD sjell diçka të re, duke shtuar diversitet në këtë qytet të fokusuar te bujqësia. Një industri si kjo ka një efekt të valëzuar, duke krijuar mundësi të reja. Është një hap i madh përpara", tha Attila Kokuti, president i Dhomës së Tregtisë së Szeged-it.
Fabrika e BYD do të jetë investimi i parë shumëkombësh në Szeged, duke e transformuar qytetin në një qendër industriale dhe ekonomike. Ekspertët thonë se që nga njoftimi i projektit në vitin 2024, kërkesa për strehim është trefishuar dhe çmimet e pronave janë rritur me 12 përqind gjatë vitit të kaluar.
"Kur fabrika të fillojë punën dhe prodhimin e makinave elektronike, do të ketë një kërkesë të madhe nga fuqia punëtore si dhe për mundësi strehimi. Kjo gjithashtu do të rrisë çmimet e banesave dhe shtëpive me qira", tha Lazslo Balogh, një ekspert biznesi në Hungari.
Agjentët e pasurive të paluajtshme në Szged thonë se ka mjaftueshëm shtëpi në këtë qytet me 170,000 banorë për të përmbushur kërkesën, por kjo mund të ndryshojë ndërsa më shumë punëtorë i drejtohen qytetit.
Dhoma e Tregtisë e Szeged tha se fabrika e BYD mund të tërheqë furnizues dhe startup-e teknologjike, duke nxitur ekonominë e zonës.
Për agjentët e pasurive të paluajtshme si Szilvia Dajka, që po ndihmon BYD të sigurojë strehim për punonjësit e ardhshëm, transformimi i qytetit në një qendër të madhe biznesi po fillon të ndodhë.
"Aktualisht, kontraktorët po përqendrohen në ndërtimin e godinave tradicionale të apartamenteve në qytet. Nuk ka pasur shumë bum ndërtesash banimi, por ne presim që kjo të ndryshojë së shpejti", tha Dajka.
Fabrika e BYD do të hapet më vonë këtë vit, duke prodhuar fillimisht 150,000 automjete në vit dhe duke krijuar 3,000-4,000 vende pune. Në të ardhmen, uzina mund të punësojë deri në 10,000 punëtorë me kapacitet të plotë.
Sondazh

Trump “kontrollon” vendimet e Biden - 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re
Administrata Trump njoftoi se do të kryejë një auditim prej afërsisht 15 miliardë dollarësh grantesh. Këto grante u dhanë për projekte të rrjetit elektrik......

Sa para’ u shpërndanë për skemën e investimeve? - Disbursimi në nivel të ulët, vijon edhe në këtë vit
Disbursimi i fondeve për skemën e re të investimeve në bujqësi të vënë në jetë në fund të vitit të kaluar nuk ka ecur sipas pritshmërive. Referuar raportit......

Shtohet numri i makinave, por bien regjistrimet e reja/ Volkswagen dhe Mercedes kryesojnë listën e preferencave
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në......

“Boom” licencash për energjinë diellore - 11 aprovime në 4 muaj, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total......

SHBA, 179 mld euro marrëveshje me Emiratet Arabe - Udhëtimi i Trump në Gjirin Persik siguroi 1.3 trilionë euro investime
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump siguroi marrëveshje prej 179 miliardë eurosh me Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë ndalesës së......

Normat mesatare të taksave personale në Europë: Cilat vende panë rritjen më të madhe në vitin 2024?
Punëtorët paguajnë jo vetëm tatimin mbi të ardhurat, por edhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Së bashku, këto dy komponentë përbëjnë normën mesatare të......

Bonusi i lindjeve, jepen vetëm 1 milionë euro - 3-mujori/ Rënia e lindshmërisë, 4 milionë euro mbeten “stok”
Vetëm 1 milionë euro janë shpërndarë për bebet e lindura në 3 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë......

Rama pret Sánchez: Mbështetje e vazhdueshme e Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë!
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të......