Rama pret Sánchez: Mbështetje e vazhdueshme e Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë!
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky takim në selinë e Kryeministrisë, ndërsa bëri të ditur se gjatë tij u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Po ashtu, Rama informoi se temë e bisedës ishte edhe bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja e vazhdueshme e Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë.
“Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Sondazh

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian - Nis punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë......

Greqi, turizmi gjeneron mbi 30 miliardë euro - Sektori i dha “frymëmarrje” ekonomisë dhe punësimit në vitin 2024
Kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në ekonominë greke në vitin 2024 vlerësohet të jetë 30.2 miliardë euro. Të dhënat vijnë nga studimi i Institutit të......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Monedha europiane edhe pse me luhatje të lehta prej disa kohësh tashmë mbetet në vlera relativisht konstante kundrejt monedhës vendase duke u blerë këtë të......

Rutte mbërrin në Tiranë/ Rama: Forcim i mëtejshëm i rolit të Shqipërisë në NATO!
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit......

“Shqipëria, mishërim i procesit të integrimit në BE”-Rama në konferencë me Presidentin e Këshillit Europian: Moment historik
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot Presidentin e Këshilit Europian, Antonio Costa, ku pas takimit kokë më kokë kanë mbajtur një konferencë për......

Më pak doktorë shkencash në Shqipëri/ Artet dhe shkencat humane nxjerrrin më shumë të diplomuar
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit akademik 2023–2024 janë diplomuar gjithsej 31 studentë në ciklin e studimeve doktorale.......

PPP-të prioritare, në filtër ndërsektorial - Drafti: Do ngrihet Komiteti i Përzgjedhjes, zgjerohen institucionet që mund të japin koncesione
Vendosja e prioriteteve dhe përcaktimi i projekteve koncesionare apo të partneritetit publik privat që meritojnë ekspertizë të specializuar do të bëhet nga......

Shqipëria, prodhim automjetesh ushtarake me Britaninë - Nënshkruhet marrëveshja edhe për shitjen e përbashkët të tyre
Në bashkëpunim me Britaninë e Madhe, Shqipëria do të prodhojë dhe shesë automjete ushtarake. Është nënshkruar një Deklaratë e Përbashkët për Avancimin e......