Shqipëria Postuar më 17 Maj 2025, 10:45

Cili është bilanci i sigurisë në punë? - Mbi 27 mijë punësime dhe rritje të trajnimeve profesionale 

Nga Diamila Leka

Cili është bilanci i sigurisë në punë? - Mbi 27

Gjatë vitit 2024, programi “Tregu i Punës” dhe ai i “Inspektimit në Punë” kanë shënuar rezultate të konsiderueshme në drejtim të përmirësimit të shërbimeve të punësimit dhe standardeve të sigurisë në vendin e punës. Programi “Tregu i Punës”, me një fond prej 2.45 miliardë lekësh sipas planit të rishikuar, ka shënuar një realizim prej 96% të buxhetit të tij.

Gjatë këtij viti, janë ndërmjetësuar dhe punësuar 27,497 punëkërkues të papunë, duke tejkaluar ndjeshëm planin fillestar. Një tjetër komponent i rëndësishëm ka qenë mbështetja me pagesë papunësie për 3,194 persona, ndërsa 9,143 individë janë trajnuar në qendrat publike të formimit profesional.

Ndikim të veçantë ka dhënë edhe programi “Garancia Rinore”, nga i cili kanë përfituar 488 të rinj, duke iu ofruar mundësi punësimi, arsimimi dhe formimi profesional. Po ashtu, përmes programeve të nxitjes së punësimit janë punësuar 2,226 punëkërkues, shumë më tepër se numri i parashikuar në planin fillestar.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe zhvillimit të aftësive teknologjike, ku 844 persona ndjekin aktualisht kurse në fushën e kodimit, si Java, Cyber Security dhe Python, duke u përgatitur për tregun bashkëkohor të punës.

Ndërkohë, programi “Inspektimi në Punë” ka realizuar 12,124 inspektime në të gjithë vendin, me një buxhet të realizuar prej 228 milionë lekësh. Objektivi i këtij programi ka qenë përmirësimi i kushteve të punës dhe promovimi i një kulture parandaluese për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Po ashtu, janë realizuar edhe investime kapitale, përfshirë blerjen e automjeteve për inspektoratin e punës, me një realizim prej 81%. Rezultatet e këtij viti tregojnë një angazhim të shtuar për të përmirësuar tregun e punës dhe për të rritur sigurinë e punëtorëve në Shqipëri, në përputhje me standardet europiane.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat