Rritet ambicia e grave për biznes - Bajraktari: Sinjal pozitiv, por sfidë mbetet qëndrueshmëria në treg

Rritet ndjeshëm interesi i grave dhe vajzave për sipërmarrjen në Shqipëri. Të dhënat nga Startup Albania Agency tregojnë një rritje të fortë të aplikimeve për grante, nga 211 në vitin 2024, në 223 në 2025, dhe deri në 500 në vitin 2026. Ky trend shihet si një zhvillim pozitiv për ekonominë, por ekspertët theksojnë se duhet analizuar përtej shifrave.
"Nga njëra anë, është një zhvillim pozitiv. Tregon që gjithnjë e më shumë vajza dhe gra po e konsiderojnë sipërmarrjen si një mundësi reale. Por kjo rritje duhet parë edhe në kontekstin tonë social dhe kulturor. Ne vijmë nga një kulturë ku shpesh vajzat rriten në një lloj zone sigurie, ku inkurajohen të zgjedhin rrugë të qëndrueshme dhe pa risk. Ndërkohë, sipërmarrja kërkon pikërisht të kundërtën, kërkon guxim për të marrë risk.Kjo bën që edhe kur ka interes, shpesh mungon guximi për ta çuar një ide deri në fund, ose për ta ndërtuar atë në mënyrë ambicioze. Këtu hyjnë në lojë modelet. Kur vajzat shohin gra reale që kanë ndërtuar biznese, që kanë marrë risk dhe kanë arritur sukses, atëherë sipërmarrja bëhet më e prekshme dhe më e mundshme. Modelet nuk janë vetëm inspirim, janë ndryshim mentaliteti."
Megjithatë, rritja e aplikimeve shoqërohet edhe me disa sfida që lidhen me qëndrueshmërinë e bizneseve të reja.
"Por në të njëjtën kohë, kjo rritje ka edhe disa rreziqe që duhen adresuar. Nese nuk shoqërohet me mbështetje reale, rrezikojmë të krijojmë atë që quhet “false entrepreneurship”, shumë aplikime, por pak biznese që mbijetojnë. Grantet mund të kthehen në mbështetje afatshkurtër, jo në biznese të qëndrueshme. Dhe në disa raste, mund të krijohet edhe një varësi nga grantet, në vend që të ndërtohet një treg real. Pra, numri rritet, por impakti ekonomik mund të mbetet i ulët nëse nuk menaxhohet si duhet. Ndërkohë, nëse kjo bëhet në mënyrën e duhur, ndikimi afatgjatë është shumë i fuqishëm. Së pari, rritet formalizimi i ekonomisë, sepse gratë kanë tendencë më të lartë për të operuar në mënyrë të rregullt. Së dyti, rritet pjesëmarrja ekonomike. Çdo grua që hap një biznes shton një aktor të ri në ekonomi. Dhe së treti, diversifikohet ekonomia, sepse shpesh gratë hyjnë në sektorë të rinj, sidomos në shërbime, kreativ dhe digital. Pra potenciali është shumë i madh, por varet nga mënyra si e ndërtojmë këtë proces. Dhe për këtë, nuk mjafton vetëm një grant.Duhet një ekosistem i plotë, mentoring real, akses në treg dhe mbështetje konkrete pas financimit. Duhet fokus tek cilësia, jo vetëm tek numri. Dhe shumë e rëndësishme, duhet të vazhdojmë të promovojmë modele reale grash sipërmarrëse, sepse ndryshimi nuk është vetëm ekonomik, është edhe kulturor. Në fund, rritja e aplikimeve është një shenjë shumë e mirë. Por suksesi i vërtetë nuk matet me sa gra aplikojnë, por me sa prej tyre arrijnë të ndërtojnë biznese të qëndrueshme dhe të guximshme në kohë."
Pra, nëse mbështetja strukturohet siç duhet, sipërmarrja e grave mund të kontribuojë në formalizimin e ekonomisë, rritjen e pjesëmarrjes dhe diversifikimin e sektorëve në vend.
Shtrenjtimi i naftës “godet” transportin/ Por, rritja e karburanteve nuk përkthehet në “shpërthim” inflacioni në Mars
Rritja e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme, me çmimin e naftës që ka arritur në 224 lekë për litër, nuk dha një goditje të fortë në......
Sfidohen çmimet e naftës, rritet sasia e zhdoganuar - Në Mars 2026, u importuan 56,9 mijë tonë karburante
Rritjen drastike të çmimit të naftës dhe benzinës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, qytetarët shqiptarë po e sfidojnë duke konsumuar më shumë,......
10 mijë euro grant për fermerët e rinj - Hyjnë në fuqi skemat e bujqësisë, më shumë para për blegtorinë dhe bletarinë
Skemat e reja të mbështetjes në bujqësi përmes pagesave direkte dhe investimeve kanë hyrë zyrtarisht në fuqi dhe tashmë pritet udhëzimi përkatës për......
Sa është kostoja e produkteve të përditshme në Shqipëri? Nga transporti deri ushqimet ja sa para shpenzojmë çdo ditë
Kostoja e produkteve dhe shërbimeve të përditshme në Shqipëri mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikon në buxhetin e familjeve. Çdo ditë, qytetarët......
1 në 5 të rinj gjermanë mendojnë të largohen nga vendi - Jetesa gjithnjë e më e vështirë dhe streset, janë shkaqet kryesore
Një numër gjithnjë e në rritje gjermanësh të moshës 14-29 vjeç thonë se po planifikojnë në mënyrë aktive të largohen nga atdheu i tyre. Rreferuar një studimi......
Të pasurit po largohen nga Dubai - Cili është vendi i ri i “nxehtë” i elitës globale?
Deri pak javë më parë, Dubai konsiderohej destinacioni i dukshëm për britanikët e pasur që kërkonin një bazë të re. Mundësia për të fituar të ardhura të......
Legalizimet, mbi 6,000 qytetarë mbyllin procesin në 3 muajt e parë - ASHK: Dokumentet e pronësisë, domosdoshmëri pas legalizimit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar një numër i konsiderueshëm qytetarësh që kanë përfunduar......
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me......


