10 mijë euro grant për fermerët e rinj - Hyjnë në fuqi skemat e bujqësisë, më shumë para për blegtorinë dhe bletarinë

Skemat e reja të mbështetjes në bujqësi përmes pagesave direkte dhe investimeve kanë hyrë zyrtarisht në fuqi dhe tashmë pritet udhëzimi përkatës për përcaktimin e kritereve dhe hapjen e aplikimeve,
Fondi total që do të shpërndahet është 52 milionë euro për vitin 2026 dhe këtë vit skema ka risi të rëndësishme, pasi është rritur masa e financimit për krerë në blegtori dhe bletari dhe është përgjysmuar edhe tavanin e tufave që duhet të kenë fermerët për përfitim, çka do të thotë se do të ketë më shumë blegtorë dhe bletarë që do të përfitojnë, në raport me vitet e mëparshme. Ndërsa skema e naftës nuk do të aplikohet si në vitet mëparshme por do të mbulohet përmes rimbursimit 10 % të faturave të shitjes.
Nga ana tjetër, si pjesë e skemës së investimeve, është shtuar edhe mbështetja me grante deri në 10 mijë euro për fermerët dhe blegtorët e rinj, për investime në ferma bujqësore dhe blegtorale.
Konkretisht, referuar vendimit, blegtorët me jo më pak se 5 krerë lopë dhe /ose mëshqerra. do të marrin 12 mijë lekë/krerë, për tufën bazë të matrikulluar.
Do të jepen 1500 lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar për çdo fermer me jo më pak se 50 krerë dele dhen/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%.
Skema financon 2 mijë lekë për zgjua, për aplikant, me jo më pak se 25 zgjoje. Për pjesën mbi 150 zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%. Për herë të parë është futur mbështetja për dosa dhe/ose paradosa të matrikulluara, në vlerën deri në 7 mijë lekë/ krerë për aplikantët me jo më pak se 5 krerë dosa dhe/ose paradosa. Për pjesën mbi 100 krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%.
Risi është edhe financimi me 100 euro për hektar për sipërfaqe të mbjellë me kultura bujqësore, me jo më pak se 3 hektarë.
Skema financon gjithashtu për herë të parë kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve deri në 70% e vlerës totale të faturave tatimore, për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishme, por jo më shumë se 40 mijë lekë për dynym, në rastin e dy mbjelljeve në vit.
Do vijojë të financohen fermat organike deri në 300 mije lekë si dhe implementimin dhe certifikimin global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore.
Qeveria ka përcaktuar se 2.5 miliardë lekë nga fondi total shkojnë për skemën e investimeve, ku bën pjesë mbështetja e fermerëve të rinj, si dhe financimi për ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve, masa e përfitimit është në 70% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 3 tre milionë lekë për subjekt.
Për pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 50% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt dhe jo më pak se 50 mijë lekë për subjekt.
Kur kërkesat që kanë plotësuar kriteret janë më të larta se fondi i vënë në dispozicion, atëherë fondi ndahet në mënyrë propocionale.
Përfitues për masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë fermerët individualë, personat fizikë, personat juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB).
Sa është kostoja e produkteve të përditshme në Shqipëri? Nga transporti deri ushqimet ja sa para shpenzojmë çdo ditë
Kostoja e produkteve dhe shërbimeve të përditshme në Shqipëri mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikon në buxhetin e familjeve. Çdo ditë, qytetarët......
1 në 5 të rinj gjermanë mendojnë të largohen nga vendi - Jetesa gjithnjë e më e vështirë dhe streset, janë shkaqet kryesore
Një numër gjithnjë e në rritje gjermanësh të moshës 14-29 vjeç thonë se po planifikojnë në mënyrë aktive të largohen nga atdheu i tyre. Rreferuar një studimi......
Të pasurit po largohen nga Dubai - Cili është vendi i ri i “nxehtë” i elitës globale?
Deri pak javë më parë, Dubai konsiderohej destinacioni i dukshëm për britanikët e pasur që kërkonin një bazë të re. Mundësia për të fituar të ardhura të......
Legalizimet, mbi 6,000 qytetarë mbyllin procesin në 3 muajt e parë - ASHK: Dokumentet e pronësisë, domosdoshmëri pas legalizimit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar një numër i konsiderueshëm qytetarësh që kanë përfunduar......
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me......
Mbyllja e Hormuzit i sjell miliarda Rusisë - Me naftën 100 usd/fuçi të ardhurat shtesë priten rreth 50 mld usd/vit
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po i sjell Rusisë të ardhura shtesë prej mbi dhjetë miliardë euro në muaj nga eksporti i naftës, gazit dhe plehrave kimike.......
“Rikthimi në normalitet kërkon kohë” - Kreu i IATA flet për të ardhmen e aviacionit civil global
Kreu i një organi që përfaqëson linjat ajrore globale paralajmëroi të mërkurën se do të duhen muaj që furnizimi me karburant për avionë të rikuperohet edhe......
Arrihet amëpushimi dyjavor SHBA-Iran/ Çmimet globale të naftës ranë menjëherë nën 100 usd/fuçi
Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor vetëm një orë para se të skadonte afati i fundit i Presidentit Donald Trump për......


