Shtrenjtimi i naftës “godet” transportin/ Por, rritja e karburanteve nuk përkthehet në “shpërthim” inflacioni në Mars

Rritja e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme, me çmimin e naftës që ka arritur në 224 lekë për litër, nuk dha një goditje të fortë në inflacionin total të marsit, megjithëse u reflektua qartë te kostot e transportit.
INSTAT bëri të ditur se inflacioni vjetor në mars arriti në 2.6%, ndërsa krahasuar me shkurtin çmimet e konsumit u rritën me 0.7%.
Të dhënat e publikuara tregojnë se lëvizja më e fortë në mars erdhi pikërisht nga grupi “Transporti”, çmimet e të cilit u rritën me 7.1% krahasuar me shkurtin dhe 7.5% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo e bën transportin zërin më të ekspozuar ndaj shtrenjtimit të karburanteve, në një kohë kur tensionet e reja në Lindjen e Mesme kanë shtuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Të dhënat historike tregojnë se transporti ka qenë tradicionalisht një nga sektorët më të ndjeshëm ndaj goditjeve të jashtme. Pas një periudhe të gjatë rëniesh dhe stabilizimi gjatë viteve 2023-2025, në mars 2026 ky grup shënoi një rritje vjetore prej 7.5%, duke u kthyer në një nga kontribuesit kryesorë në rritjen e çmimeve.
Krahasuar me Shkurtin e po të njejtit vit rritja më e madhe e çmimeve përveç transportit u shënua edhe nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.7%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.4%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0.3%, “Shëndeti” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“me 0.1% secili.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0.3%, pasuar nga grupet “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0.2% dhe “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0.1%.
Sa i përket ndryshimeve vjetore, transporti u pasua nga grupe si “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me rritje prej 4.8%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.5%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 2.9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.6%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2.4%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2.0 % secili, “Shërbimi arsimor” me 1.9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.3%, etj
Megjithatë, pesha e transportit në inflacionin total mbeti më e kufizuar sesa mund të pritej nga ritmi i fortë i rritjes mujore. Sipas INSTAT, ndikimin më të madh në inflacionin vjetor të marsit e dha grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, me +0.95 pikë përqindje, ndërsa transporti kontribuoi me +0.48 pikë përqindje.
Më të vizituarat
Cilat prona po performojnë më mirë në Airbnb? Apartamentet e vogla kryesojnë rezervimet më të mëdha
Sipas studimit më të fundit të Investropa, apartamentet me një dhomë gjumi dhe njësitë me dy dhoma gjumi po regjistrojnë rezervimet më të qëndrueshme në të......
Tenderët, institucionet shpërndanë 109 mld lekë në 2025 - Raporti i APP: Ulen fondet dhe procedurat, kursimi mbetet në nivele të ngjashme
Rreth 109.5 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra dhe shërbime të shpallura fituese gjatë vitit 2025 nga institucionet shtetërore, duke shënuar......
100 mln lekë për SME-të, konkurrueshmëria në fokus - Cilët duhet të jenë sektorët prioritarë për qeverinë?
Fokusi te inovacioni dhe eksporti shihet si rruga e vetme për të rritur qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Fondi prej 100 milionë lekësh pritet të......
Nga vjen ushqimi i tryezës shqiptare? Italia dhe Greqia mbajnë mbi një të tretën e importeve ushqimore
Shqipëria importoi 11 miliardë lekë produkte ushqimore gjatë muajit shkurt, me tregun që mbështetet fort te një numër i kufizuar shtetesh furnizuese. Të......
Rritet ambicia e grave për biznes - Bajraktari: Sinjal pozitiv, por sfidë mbetet qëndrueshmëria në treg
Rritet ndjeshëm interesi i grave dhe vajzave për sipërmarrjen në Shqipëri. Të dhënat nga Startup Albania Agency tregojnë një rritje të fortë të aplikimeve......
