Shqipëria Postuar më 13 Janar 2026, 10:43

Rreth 99 mijë makina të reja të regjistruara në 2025-ën/ DPSHTRR: Rritje e kërkesës për mjete më të sigurta dhe efikase

Nga Ernilda Luzi

Rreth 99 mijë makina të reja të regjistruara në

Tregu i automjeteve në vend po shënon një rritje te ndjeshme, duke reflektuar modernizimin gradual të flotës rrugore.

Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se gjatë vitit 2025 numërohen 98.927 mjete të regjistruara për herë të parë, një shifër kjo që përfaqëson një rritje prej 27% krahasuar me vitin 2023. Ky trend në rritje dëshmon për një kërkesë gjithnjë e më të lartë për mjete më të reja, më efikase dhe më të sigurta.

Peshën kryesore në këtë rritje e mbajnë autoveturat, të cilat zënë një përqindje dominuese të regjistrimeve. Plot 80.739 autovetura janë regjistruar për herë të parë gjatë këtij viti, duke përbërë 81.6% të totalit të mjeteve të regjistruara. Kjo tregon rritjen e përdorimit të automjeteve personale, por dhe nevojën për mobilitet më të shpejtë dhe më të rehatshëm.

Gjithashtu, politikat për përditësimin e flotës dhe ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore kanë ndikuar në orientimin e qytetarëve drejt mjeteve më të reja dhe më të sigurta.

Edhe tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik ka vijuar trendin pozitiv. Gjatë periudhës janar-shtator 2025 u reflektua një rritje e qëndrueshme si në vlerën e primeve të shkruara bruto, ashtu edhe në numrin e kontratave të sigurimit.

Ndërkohë, shifrat e vitit 2025 konfirmojnë se tregu i automjeteve në Shqipëri po ecën në një trajektore pozitive, duke pasqyruar ritmin e modernizimit në vend. Një trend që, nëse shoqërohet me politika të qëndrueshme, pritet të vijojë edhe në vitet në vijim.

Shqipëria 13 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në rritje duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat