Shqipëria Postuar më 15 Tetor 2025, 11:50

Rikonstruksion rrjetit elektrik në Tiranë - OSSH hap tenderin 198.9 mln lekë për përmirësimin e cilësisë së energjisë

Nga Ernilda Luzi

Rikonstruksion rrjetit elektrik në Tiranë - OSSH hap tenderin 198.9

Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e  kabinave 20 kv të n/stacioneve Kashar, Qendër, Selitë, Farkë. E ndërsa fondi limit i vënë në dispozicion është 198 milion e 924 mijë lekë.

Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, zona e projektit përbëhet kryesisht nga konsumatorë familjarë me gati 70% të abonentëve total, 25% e abonentëve janë konsumatorë privatw; 5% janë institucione, si dhe janë afërsisht 3000 abonentë të prekur nga investimi.

Nga ana tjetër, do të rikonstruktohen kabinat elektrike të tensionit të mesëm 20 kv në Tiranë, si nga ana ndërtimore edhe ajo elektrike. Rrjeti shpërndarws në zonë është jashtë kushteve teknike, ka humbje të larta dhe defekte të shpeshta.

Zonat në të cilat do të realizohet investimi janë zonat urbane dhe një pjesë rurale e qytetit të Tiranës, kryesisht: Unaza e vogël, Fusha e Aviacionit, Allias, Shkozë, Lundër, Sauk, Paskuqan, Laprakë, dhe Don Bosko. Këto zona kanë marrë një zhvillim intensiv urbanistik, faktor ky që ndikon në rritjen e kërkesës për energji elektrike, e cila duhet të plotësojë kërkesat e konsumatorit.

Sipas dokumentit, sipërfaqja totale e zonës së përfshirë në projekt 50 km2. Me realizimin e këtij investimi synohet zvogëlimi i humbjeve në zonën e përfshirë, si dhe përmirësimi i treguesve të performancës. Realizimi i këtij projekti është i domosdoshëm, pasi rrjeti elektrik në këtë zonë është jashtë kushteve teknike dhe përbën rrezik për teknikët dhe banorët e zonës.

Ndryshimet që kanë ndodhur në infrastrukturë, përfshirë këto zona kanë modifikuar rrënjësisht funksionin e linjave ekzistuese të tensionit të mesëm, duke ulur cilësinë e furnizimit me energji elektrike në këtë rrjet shpërndarës, për shkak të ngarkesave të larta në fidera, si dhe defekteve të shpeshta të ndodhura në kabinat elektrike. Këto ndryshime në infrastrukturë kanë ndikuar në rritjen e kerkeses per energji elektrike, për konsumatoret familjare dhe private, prandaj për t’i paraprirë nevojave duhet zhvilluar një infrastrukturë elektrike e përshtatshme që të garantojë një shërbim cilësor, thuhet në dokument.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat