Shqipëria Postuar më 15 Tetor 2025, 10:35

Përfundon rrjeti i ri 20 kV në Velipojë - Balluku: Garanton furnizim cilësor me energji elektrike

Nga Edel Strazimiri

Përfundon rrjeti i ri 20 kV në Velipojë - Balluku: Garanton

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë investimi për ndërtimin e rrjetit 20 kV në njësinë administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka përfunduar.

Sipas Ballukut, ky projekt përfshiu vendosjen në funksion të 21 kabinave të reja dhe ndërtimin e një linje të re elektrike me gjatësi 10 kilometra, duke synuar rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Në funksion të këtij investimi strategjik është edhe nënstacioni i ri 110/20 kV, i cili garanton furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji për rreth 1100 abonentë vendas, si dhe për mijëra turistë që frekuentojnë këtë zonë bregdetare gjatë sezonit turistik.

“Së bashku edhe me nënstacionin e ri 110/20 kV, garantohet një furnizim cilësor me energji elektrike për 1100 abonentë si dhe turistët që frekuentojë bregdetin në këtë zone”, u shpreh Balluku.

Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike në zonat turistike dhe kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Përfundon rrjeti i ri 20 kV në Velipojë - Balluku: Garanton

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat