Reshjet e dendura të shiut, Mbrojtja Civile: Ja se si paraqitet situata në çdo qark

NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT
Prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit.
Situata sipas qarqeve:
Qarku Lezhë
Vijon puna për normalizimin e situatës në, fshatrat Gjorm , Zhejë, Fushë Mamurras, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin dhe në njësitë ku për shkak të reshjeve të djeshme janë evidentuar probleme.
Punonjësit në terren po monitorojnë situatën në fshatin Jezull, Njësia Administrative Rrëshen, në fshatin Kodër Rrëshen, ku nga rrëshqitja r tokës rrezikohet një banesë.
Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.
Qarku Durrës.
Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura.
Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.
Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
Qarku Kukës.
Situata është nën monitorim të plotë nga autoritetet vendore dhe subjektet kontraktore, të cilat kanë bërë pastrimin e të gjitha akseve rrugire nacionale, duke garantuar aksesin e tyre për automjetet
Qarku Shkodër
Pas një pune të palodhur të forcave në terren është zhbllokuat rruga në segmentin Theth- Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.
Po punohet gjithashtu edhe në segmentin Ndërlysaj- Breg-Lumi.
Qarku Vlorë
Bashkia Delvinë: Në Kalasë dhe Bistricë lumenjtë janë terhequr në shtrat, duke liruar rrugën nga uji.
Tashmë qarkullimi është i normalizuar në Shelegar dhe Krane.
Në fshatin Dermish, bashkia Finiq u krye evakuim i dy të moshuarve për shkak të pranisë së ujit në banesë.
Kompania kontraktore po punon për pastrimin e rrugës Brataj-Kuç, në fshatin Brataj, bashkia Selenicë.
Në bashkinë Vlorë janë nisur për mbështetje 12 efektivë nga FA, 4 motopompa dhe 1 gomone.
Qarku Fier
Referuar të dhënave mbi prurjet e lumit Vjosë, në pik matjet Përmet - Memaliaj, konstatohet një shtim me intensitet të shpejtë i prurjeve në lumin Vjosë, në pikëmatjen e Urës së Mifolit. Ndaj është rritur gatishmëria e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo situate të mundshme.
Pranë pikave kritike, janë vendosur mjete te tonazhit të rëndë, 5 skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti.
Qarku Elbasan
Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Murraç” dhe në segmentin Elbasan-Librazhd.
Në fshatin Kerpicë te nj.adm. Kushovë, bashkia Gramsh po monitorohet situata në lumin e Kerpicësrezikon të dalë nga shtrati lumi i Kërpicës, duke krijuar mbrojtje për 8 banesa që mund të rrezikohen nga ujërat e lumit.
Qarku Berat
Rreth 20 hektarë parcela me ullishte në lagjet “Lopari” dhe “Selamaj”, në fshatin Veterrik, njësia administrative Velabisht, Bashkia Berat kanë prani të ujit, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum.
Qarku Korçë
Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë u normalizua situata, me zhbllokimin e tombinove dhe pastrimin e inerteve u shmang rreziku për banesat.
Qarku Gjirokastër
Në rrugët urbane te qytetit ka prezencë të ujit, por pa shkaktuar bllokime të trafikut. Liqeni i Viroit po i afrohet pikës kritike, por po mbahet në monitorim. Në njësinë adm. Lazarat, fshati Lazarat, në lagjen e poshtme të fshatit ka vërshim të ujërave nga përroi që zbret nga mali i Sopotit si dhe në Kordhoce në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë ka prezencë të shtuar të ujit. Po punohet nga ekipet në terren. Në aksin Gjirokastër-Valare ka prezencë të ujit në vendin e quajtur Aznak, ku kalueshmëria bëhet vetëm me mjete të larta.
Në bashkinë Libohovë problematik mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan, në vendin e quajtur Shkëmbi Dallëndyshes. Gjithashtu përroi i fshatit Labovë ka shtuar prurjet. Në terren po punojnë forcat bashkiake.
Qarku Dibër
Në të gjithë qarkun është punuar për të stabilizuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta, veçanërisht në njësinë admnistrative Zall-Dardhë, në njësinë admnistrative Luzni, për shkak të prurjeve të përroit të Kusares, në njësinë admnistrative Tomin fshati Zdojan, në Arras, në fshatin Ketë të njësisë Xibër, në fshatin Bershi në Klos, në fshatin Kujtim, në fshatin Kurdari etj., ku ka patur probleme me rrugët.
Në bashkinë Mat po punohet për largunin e ujit në katet e para të shkollave; “Mustafa Gjestila” dhe “28 Nëntori” si edhe në disa banesa.
Puna vijon në Fushë Baz, lagja “Nelaj” ku prurjet e përroit kanë bllokuar rrugët.
Nga ana e bashkisë Mat janë vënë në dispozicion 2 mjete zjarrfikëse, 3 fadroma dhe 5 mjete transporti gjithashtu mbi 40 forca të bashkisë për menaxhimin e situatës.
Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme në normalitet.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në çdo rast.
Inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.2%/ Renditemi me normën më të ulët të rritjes se rajoni dhe Europa
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Tetor të vitit......
Balluku: Nuk komentoj çështje në hetim - Zv.kryeministrja reagon për akuzat e SPAK: S’do e shaj kurrë drejtësinë e re
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë pas komunikimit të akuzës së SPAK për......
Rekomandimet e Këshillit të Investimeve - Bizneset e vogla dhe të mesme në fokus të financave të qëndrueshme
Progres i rekomandimeve të Këshillit të Investimeve për periudhën janar-qershor 2025 tregon hapa të rëndësishëm në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të......
“Paketa Fiskale, shansi i fundit për debitorët” - Malaj: Nuk është amnisti. Mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra të parashkruara
Me projektligjin e faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra të parashkruara. Kështu është shprehur Ministri i......
Cilët janë sektorët që financohen nga buxheti 8.9 mld euro? - Politikat sociale, infrastruktura dhe ushtria, marrin vëmendjen kryesore
Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë. Referuar drafti, të ardhurat buxhetore të cilat bazohen në përmirësimin e administrimit fiskal......
Sa fëmijë shqiptarë lindën në Mbretërinë e Bashkuar? Jemi një ndër 10 vendet me prindër emigrantë me lindshmërinë më të lartë
Mbretëria e Bashkuar ka qenë prej vitesh një nga destinacionet më të lakmuara për emigrantët në Europë, përfshirë edhe shtetasit shqiptarë. Ky trend ka bërë......
Jeff Bezos hyn në garën e IA - Startup-i i ri do të fokusohet te robotika dhe zbulimet shkencore
Miliarderi Jeff Bezos po hyn zyrtarisht në garën e inteligjencës artificiale si drejtor ekzekutiv i një startup-i të ri të quajtur Project Prometheus, sipas......
BE propozon “Schengen ushtarak” - Plani synon të përshpejtojë lëvizshmërinë ushtarake brenda bllokut
Shtetet anëtare të BE-së do të kenë vetëm tre ditë në kohë paqeje dhe gjashtë orë në raste emergjence për të lejuar trupat dhe pajisjet ushtarake evropiane......





