Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2026, 10:31

Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore

Nga Edel Strazimiri

Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat

Dollari amerikan ka pësuar mëngjesin e sotëm një rënie të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë të enjte me 78.8 lekë dhe është shitur me 80 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të enjte pasi krahasuar me ditën që lamë pas është blerë sot me 91.7 lekë dhe është shitur me 92.4 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur një rritje të lehtë të vlerës nga dita e mërkurë duke u blerë sot me 97.3 lekë dhe duke u shitur me 98.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq ka shënuar rënie duke u dobësuar ndjeshëm nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.6 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat