Rekord dëmesh nga zjarri, mbi 45 mijë hektarë të djegur - Kush do i mbulojë? Në 2025, vetëm 31 mijë kontrata sigurimi. Barra kryesore, shtetit
Me rreth 90 vatra zjarri dhe mbi 45 mijë hektarë sipërfaqe të djegur që nga fillimi i vitit e deri më tani, situata me zjarret në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas deklarimeve të bëra më parë nga Ministria e Mbrojtjes, sezonet verore kishin mesatarisht 6 zjarre në javë deri në 2024, ndërsa këtë vit kemi pasur 13 zjarre në javë. Deri në fund të korrikut rezultojnë të prekura 12 banesa, 3 stane, 1 objekt kulti dhe një nënstacion energjie. Por lind pyetja, kush do i mbulojë këto dëme të shkaktuara nga zjarri?
Nëse i referohemi sigurimit që qytetarët i kanë bërë pronës së tyre në rast dëmtimi të saj nga zjarri apo forca të natyrës, numri i atyre që paguajnë për një sigurim të tillë vijon të jetë shumë i ulët.
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në gjysmën e parë të këtij viti, primet e shkruara bruto nga sigurimi prej zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë, pësuan një rënie me 2.4%. Në total, kompanitë e sigurimit kanë arkëtuar gati 1.7 miliardë lekë nga policat e sigurimit të pronës. Megjithatë, numri i kontratave të sigurimit për sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet e tjera në pronë ka arritur mbi 31 mijë, rreth 9.3% më shumë se në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.
Nëse bëjmë një krahasim që nga viti 2021, numri i personave që paguajnë për të siguruar pronën e tyre është rritur, por me një ritëm të ngadaltë. Në 2021, primet e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga ky lloj produkti ishin vetëm 2 miliardë lekë, ndërsa në 2024 arritën në 2.6 miliardë. Nga ana tjetër, numri i kontratave që nga 2021 e deri në 2024, ka pësuar një rritje me 10.8%.
Kjo tregon se ka pasur një shtim të ndërgjegjësimit, por që mbetet e pamjaftueshme. Barra më e madhe për mbulimin e dëmeve do t'i mbetet shtetit. Qeveria po punon për hartimin e një pakete mbështetëse ndaj atyre fermerëve që u janë djegur tokat bujqësore prej zjarreve të muajve të fundit. Vetëm pas vlerësimit të dëmeve nga secila bashki, do të bëhet kompensimi.

Gati ndëshkimet për mallrat false në tregje - Më 16 gusht hyn në fuqi ligji, më shumë mbrojtje për bizneset dhe konsumatorët
Ligji që synon ti japë më shumë mbrojtje bizneseve të huaja dhe shqiptare që kanë të regjistruar markën, e cila u keqpërdoret, hyn në fuqi më datën 16......

Cilat janë mashtrimet që mund t’ju zbrazin llogaritë bankare? - Sadiku: Bankat nuk kërkojnë kurrë të dhëna personale sensitive përmes mesazheve
A ju kanë ardhur email-e apo mesazhe në telefon nga numra që hiqen si të bankës, me linqe që ju kërkojnë të dhënat bankare? Nëse po, kjo ka qenë një......

Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën. Janë më aktivët në ekonomi
Kur flasim për punësimin në Shqipëri, të dhënat tregojnë se jo të gjithë qarqet ecin me të njëjtin ritëm. Në vitin 2024, shkalla e punësimit dhe ajo e......

Më shumë naftë në treg në vitin 2025 - IEA rrit parashikimin pas vendimit të OPEC+ për të shtuar prodhimin
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se ka rritur parashikimin për furnizimin me naftë për këtë vit, pas vendimit të grupit prodhues OPEC+ për të......

Ministria Mbrojtjes urdhëron evakuim urgjent të banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë!
Ministria e Mbrojtjes nxori sot urdhër urgjent evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë. “Për shkak të përhapjes së shpejtë të......

“Situata e zjarreve, drejt stabilizimit” - Ministria e Mbrojtjes: Mbi 10 mijë forca të emergjencave, në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mbi 10 mijë forca të......

Dollari i rikthehet rënies ndërsa Franga rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë sipas kursit të......

Rama: Mirënjohje për zjarrfikësit, dënimin më të rëndë atyre që ndezin zjarre qëllimisht!
Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend duke falënderuar të gjitha forcat e angazhuar për shuarjen e tyre, ndërsa theksoi se......