Çregjistrohen automatikisht mbi 6,400 biznese me borxhe - Ligji i faljes, fshihen 4.8 milionë euro detyrimeve tatimore

Administrata tatimore po vijon procesin e faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara të bizneseve.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë 10,881 tatimpagues që kanë përfituar nga fshirja/shuarja automatike e 4.8 milionë euro detyrimeve tatimore të papaguara, ndërsa 6,475 tatimpagues janë çregjistruar automatikisht, në përputhje me përcaktimet e Ligjit të Faljes.
Administrata tatimore rikutjton bizneset se 30 Qershori 2026 është afati i fundit për pagesën, me një këst të vetëm, të 50% të detyrimit kryesor (principalit) për periudhën 01.01.2015–31.12.2019, me qëllim përfitimin e fshirjes së 50% të mbetur të principalit, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.
Nga ana tjetër, Administrata Tatimore ka ndërmarrë masat e nevojshme për identifikimin dhe njoftimin e tatimpaguesve që nuk përfitojnë nga lehtësitë e parashikuara në këtë ligj, duke u bazuar në të dhënat konkrete të administruara.
Tatimpaguesit që janë njoftuar për këtë fakt dhe nuk janë dakord me njoftimin e komunikuar nga Administrata Tatimore, duhet të paraqesin një kërkesë/ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, me dokumentacionin përkatës si vërtetimin e gjendjes gjyqësore; vërtetimin e prokurorisë; vërtetimin e gjykatës; çdo dokument tjetër provues të lëshuar nga autoritetet kompetente. Dhe në rastin e nenit që përjashton tatimpaguesit me vendim të formës së prerë, duhet të paraqesin çdo dokument provues, përfshirë vendim gjyqësor apo akt tjetër zyrtar që provon se për detyrimet e papaguara nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë dhënë në favor të administratës tatimore.
Në të njëjtën mënyrë do të depozitohen edhe kërkesat për heqje dorë nga e drejta e padisë/ankimit, sipas parashikimeve të ligjit, të depozituara paraprakisht nga tatimpaguesi pranë gjykatës kompetente.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe kryerjes së verifikimeve përkatëse, Administrata Tatimore do të vlerësojë çdo pretendim të paraqitur dhe do t’i kthejë përgjigje tatimpaguesit. Në rast se konstatohet se tatimpaguesi plotëson kushtet e përcaktuara në ligj, do të merren masat e nevojshme për sigurimin e përfitimit të lehtësive përkatëse, duke garantuar zbatimin e drejtë, transparent dhe të njëtrajtshëm të ligjit për të gjithë tatimpaguesit.
Prodhuesit e kondicionerëve në Azi fitojnë në Evropë - Vapa përvëluese në kontinentin e vjetër ka rritur kërkesat
Ndërsa Evropa përvëlohet nga temperaturat e larta rekord, prodhuesit aziatikë të kondicionerëve, si Samsung Electronics i Koresë së Jugut, Midea e Kinës dhe......
Bizneset shqiptare, grupime ekonomike me partnerë të BE-së/ 250 mijë euro kosto për zbatimin e ligjit dhe sistemet e reja
Bizneset shqiptare do të kenë mundësi të krijojnë struktura të përbashkëta bashkëpunimi me kompani të vendeve të Bashkimit Europian, përmes grupimeve......
Depozitat e energjisë, miratohen dy licencat e para - Enti Rregullator nis procedura edhe për dy centrale të tjera fotovoltaike
Depozitimi i energjisë elektrike po hyn zyrtarisht në sektorin e prodhimit nga burimet diellore. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar modifikimin e......
Mishi shqiptar ka katër "kryeqytete"/ Fieri dominon në total. Korça, Vlora dhe Lezha udhëheqin sipas kategorive
Shqipëria prodhoi 133.6 mijë tonë mish në peshë të gjallë gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë,......
103 mijë vizitorë në 2025, Bënja po kthehet në destinacion ndërkombëtar turistik
Bënja po transformohet në një destinacion ndërkombëtar turistik, përmes një projekti rehabilitimi që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe ruajtjen e......
Gdańsk, Poloni - Kryeministri Edi Rama takim me Kryeministren e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko
Në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, mbi forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për rindërtimin dhe të ardhmen europiane të Ukrainës, që u......
Shqipëri-Qipro, ministri Hoxha: Po forcojmë lidhjet ekonomike në interes të ndërsjellë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Nikozia të Qipros. Kjo vizitë sipas ministrit, mbart një rëndësi të......
Koçiu në Elbasan, inspekton punimet në parkun rekreativ dhe sportiv për gjithë grupmoshati
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka inspektuar nga afër punimet në zonën sportive dhe të lodrave për fëmijë në Elbasan ku nga një repart ish ushtarak i......



