Mishi shqiptar ka katër

Shqipëria prodhoi 133.6 mijë tonë mish në peshë të gjallë gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, rikuperimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për të kthyer prodhimin në nivelet që kishte vetëm pak vite më parë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi vendas u rrit me rreth 3 mijë tonë krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, krahasuar me vitin 2018, kur u regjistrua niveli më i lartë historik prej mbi 161 mijë tonësh, prodhimi është ende më i ulët me afro 28 mijë tonë, ose rreth 17%.
Kjo do të thotë se, pas një periudhe rritjeje pothuajse të pandërprerë nga mesi i viteve 2000 deri në vitin 2018, sektori i prodhimit të mishit ka hyrë në një fazë ngadalësimi. Në pesë vitet e fundit prodhimi ka mbetur dukshëm nën kulmin e arritur para pandemisë, megjithëse viti 2025 shënoi një kthesë të lehtë pozitive.
Edhe struktura e prodhimit tregon një specializim të qartë rajonal.
Fieri mbetet qarku me prodhimin më të madh të mishit në vend, me 26.2 mijë tonë, ose pothuajse një të pestën e totalit kombëtar. Megjithatë, epërsia e tij lidhet kryesisht me prodhimin e mishit të shpendëve, ku qarku prodhon 9.5 mijë tonë, nivel dukshëm më i lartë se çdo qark tjetër.
Ndërkohë, Korça kryeson në prodhimin e mishit të gjedhit, me 7.2 mijë tonë, duke reflektuar traditën e zonës në rritjen e gjedhëve. Vlora mban vendin e parë si për mishin e deleve ashtu edhe për atë të dhive, falë peshës së madhe të blegtorisë në zonat malore dhe kodrinore. Në prodhimin e mishit të derrit, lider është Lezha, me mbi 4 mijë tonë, ose rreth 40% të prodhimit kombëtar të kësaj kategorie.
Megjithëse prodhimi vendas ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2025, tregu shqiptar vijon të mbështetet në importe. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit të kaluar u importuan mish dhe të brendshme të ngrënshme me një vlerë prej 8.16 miliardë lekësh. Pas rënies së importeve gjatë viteve 2016-2020, vlera e tyre është rikthyer mbi nivelin e 8 miliardë lekëve dhe ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë tre viteve të fundit.
103 thousand visitors in 2025, Bënja is turning into an international tourist destination
The area is being transformed into an international tourist destination, through a rehabilitation project that aims to improve infrastructure and preserve......
Gdańsk, Poloni - Kryeministri Edi Rama takim me Kryeministren e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko
Në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, mbi forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për rindërtimin dhe të ardhmen europiane të Ukrainës, që u......
Albania-Cyprus, Minister Hoxha: Strengthening economic ties in mutual interest
Minister for Europe and Foreign Affairs Ferit Hoxha paid an official visit to Nicosia, Cyprus. According to the minister, this visit carries a special......
Koçiu in Elbasan inspects works at the recreational and sports park for all age groups
Deputy Prime Minister Albana Koçiu has closely inspected the works in the sports and toy area for children in Elbasan, where a former degraded military unit......
ICIC President, Besnik Dervishi: Kosovo strengthens its role in developing international transparency standards
The President of the International Conference of Commissioners for the Right to Information and Access to Information (ICIC), simultaneously Commissioner for......
More Lithuanians, Danes and Indians in Albania/ Over 1.1 million arrivals in May, flows from new European markets expand
May brought another increase in the number of foreign nationals entering Albania, but beyond the overall increase, data shows that the map of countries from......
Underground electrical substation in Tirana - 22.5 million euro loan discussed in Parliament, Bilali: Supply for critical institutions
The Parliamentary Laws Committee approved the guarantee agreement for the 22.5 million euro loan that will finance the construction of the 110/20 kV......
"The reconstruction of Ukraine is not charity, but a strategy" Rama: A strong European commitment is needed
Prime Minister Rama participated today in the Conference on the Reconstruction of Ukraine, which is taking place with the participation of heads of state and......




