Shqipëria Postuar më 20 Maj 2026, 15:50

Rama në Seul: Ishim Koreja e Veriut e Evropës - Sot vendi po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Nga SCAN TV

Rama në Seul: Ishim Koreja e Veriut e Evropës - Sot vendi po ecën

Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës, ndërsa tani po ecën drejt rrugës së Bashkimit Evropian”, sipas kryeministrit Edi Rama i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konferencës Aziatike të Lidershipit, pjesë e axhendës së vizitës zyrtare në Seul.     

“Shqipëria ishte “Koreja e Veriut të Europës” e megjithatë sot ajo po ecën në një tjetër rrugë. Një rrugë jo e lehtë, e papërsosur natyrisht, por thelbësisht ndryshe. Një rrugë ndërtimi institucionesh, modernizimi demokratik, një rrugë drejt Bashkimit Europian. Ne, në rrugëtimin tonë po tregojmë se institucionet demokratike mund të ndërtohen edhe kur historia thotë se është e pamundur dhe se një vend dikur kufizuar nga izolimi mund të përkufizohet nga aspirata. Kjo është vetëm një prej arsyeve pse për mua është kaq kuptimplotë të jem këtu në Seul. Edhe pse gjeografikisht larg, vende si imi e ndjejnë kaq afër Korenë e Veriut përmes kujtesës se madhështia nuk ju rezervohet vetëm atyre që lindin me fat”, - tha Rama.

Konferenca Aziatike e Lidershipit është një platformë me ndikim global për shkëmbimin e ideve, forcimin e besimit dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve dhe brezave të ndryshëm.

Ndërkohë, axhenda e vizitës në Seul përfshin edhe një sërë takimesh me drejtues të kompanive më të mëdha koreane, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat