Rama në Paris me ftesë të Macron, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi europian

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Paris, ku do të pritet nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të një dreke pune mes dy liderëve.
Vizita zhvillohet në vazhdën e dialogut politik të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Francës, me synim forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë procesi i integrimit europian të Shqipërisë, qasja e re ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian, si dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.
Takimi vjen pas një sërë kontaktesh të rregullta mes Ramës dhe Macron, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, krahas komunikimeve në kuadër të forumeve ndërkombëtare dhe bisedave telefonike.
Shqipëria e vlerëson Francën si një partner kyç në mbështetjen e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolin aktiv të Presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj rajonit.
Vizita në Paris pritet të riafirmojë angazhimin e përbashkët të dy vendeve për forcimin e marrëdhënieve strategjike dhe avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi - Afati deri më 26 Qershor, 52 milionë euro në dispozicion
Afro 32.300 fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, për të cilat fondi në total i vendosur në......
Dorëhiqet kryeministri britanik, Keir Starmer - Largohet edhe nga drejtimi i Partisë Laburiste
Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Britanisë, si dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste. Një kryeministër i ri do të jetë në detyrë......
Tirana tërheq turistët edhe nga apartamentet me qira ditore/ Gati 67% e pronave janë aktive pothuajse gjatë gjithë vitit
Tirana po përjeton një zgjerim të fortë të tregut të akomodimeve afatshkurtra, me mijëra apartamente që tashmë janë pjesë e ofertës turistike online. Në këtë......
Gati tenderi për hyrjen veriore të Tiranës - 138.6 mln lekë për lidhjen direkte të autostradave të veriut me unazën e re
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes veriore të Tiranës, një projekt që synon të krijojë një lidhje të......
Fshihen 215 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve - Tatimet: Subjektet, afat deri më 30 Qershor për të paguar vetëm 50% të detyrimit
Administrata tatimore po vijon normalisht procesin e faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014. Sipas të dhënave zyrtare nga ky......
Diploma humb terren në tregun e punës - Xhihani: Punëdhënësit kërkojnë më shumë aftësi praktike
Për vitë me radhë, posedimi i një diplome universitare është konsideruar një arritje e rëndësishme, megjithatë, teksa tregu i punës ndryshon në mënyrë të......
Investim për rrjetin elektrik në zonat rurale të Burrelit - OSSH hap garën mbi 213 milionë lekë. Synohet më shumë siguri dhe efikasitet
Drejtoria Rajonale e OSSH Burrel ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për projektin “Rikonstruksion i rrjetit TM 10 kV dhe TU 0.4 kV, një investim......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht me një rritje relativisht të lehtë të kuotës në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm......



