Diploma humb terren në tregun e punës - Xhihani: Punëdhënësit kërkojnë më shumë aftësi praktike

Për vitë me radhë, posedimi i një diplome universitare është konsideruar një arritje e rëndësishme, megjithatë, teksa tregu i punës ndryshon në mënyrë të vazhdueshme, rëndësia e formimit akademik shpesh po vihet në pikëpytje.
“Dinamikat e tregut të punës po tregojnë gjithmonë e më tepër se praktika po vlen më tepër se një informacion teorik. Aftësitë praktike po vlerësohen gjithmonë e më shumë se ato aftësi apo diploma të cilat kandidatët mund ti prezantojnë në një vend pune. Universitetet kanë mbetur akoma me kurrikulat e së shkuarës, ku tregu I punës nuk ishte kaq shumë I ndryshueshëm. Kemi pasur një ndryshim të IA në një kohë shumë të shkurtër, që po ndryshon shumë element në një marrëdhënie punësimi. Mendoj se do duhet një ndryshim I domosdoshëm I sistemit arsimor, por edhe I zbatimit të çdo drejtimi universitar. Diploma duhet kombinuar me aftësi praktike”, thotë Arbër Xhihani, ekspert punësimi.
Xhihani thekson se punëdhënësit hasin vështirësi në jetjen e punonjësve dhe pikërisht për këtë arsye, kemi një përmbysje të prioriteteve.
“Jemi në një situatë ku punëdhënësit po hasin vështirësi shumë të madhe. Kjo ka çuar që edhe ato kërkesa bazike për pasjen e njeë diplome, tashmë po shuhen për shkak të nevojës.
Disa profesione që janë lehtësisht të zëvendësueshëm nga IA, do të kalojnë nga ato formimet universitare, në disa formime praktike, në dobi të punëdhënësit.
Shpesh herë kërkohet diploma, pavarësisht se detyrat mund të përvetësohen me formim më bazik. Pasja e një diplome I jep një siguri shtesë punëdhënësit që punëmarrësi ka një formim të plotësuar për shkak të rrugëtimit universitar, pork jo vonon rrugëtimin professional të çdo kandidati”, shprehet Xhihani.
Xhihani bën thirrje që të rinjtë të mos bëjnë zgjedhje të gabuara, por duhet të përputhin aftësitë e tyre me nevojat e tregut.
Investim për rrjetin elektrik në zonat rurale të Burrelit - OSSH hap garën mbi 213 milionë lekë. Synohet më shumë siguri dhe efikasitet
Drejtoria Rajonale e OSSH Burrel ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për projektin “Rikonstruksion i rrjetit TM 10 kV dhe TU 0.4 kV, një investim......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht me një rritje relativisht të lehtë të kuotës në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm......
50 milionë paund në minerale kritike - Investimi i Britanisë për të zvogëluar varësinë nga importet
Britania do të investojë 50 milionë paund për të rritur prodhimin vendas të mineraleve kritike, tha qeveria të hënën, ndërsa kërkon të zvogëlojë varësinë nga......
Cilat kryeqytete evropiane janë më të shtrenjta? - Qiratë mesatare. Nga 3,350 euro në Gjenevë, në 470 euro në Shkup
Strehimi është shpenzimi më i madh për familjet. Duke përfshirë shërbimet, ai përbën pothuajse një të katërtën (23.6%) të shpenzimeve familjare në BE, sipas......
Kina vendos kufizime për dhjetëra firma amerikane - Në shenjë hakmarrjeje për listën e “zezë” të Pentagonit
Kina vendosi kufizime të reja tregtare ndaj dhjetëra subjekteve amerikane, duke u hakmarrë ndaj masës së Uashingtonit për të shtuar më shumë kompani kineze......
Dalje në pension në moshën 70-vjeçare? - Qeveria gjermane po merr në konsideratë këtë opsion
Gjermania po shqyrton rritjen e moshës së daljes në pension dhe krijimin e një fondi shtetëror pensionesh, sipas propozimeve nga një komitet i emëruar nga......
''Nuk duhet përjashtuar detyrimi për të verifikuar faktet''/ Rama: Qeveria e angazhuar për më të mirën e Shqipërisë, natyrës, Zvërnecit dhe flamingot
Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestat kundër investimit në Zvërnec. Në shënimet e e javës, kryeministri tha se qeveria ka pasur në fokus......
Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës/ Çfarë përfiton qyteti i gurtë? Golemi: Zhvillim ekonomik dhe rritje turizmi
Gjirokastra rikthehet në vëmendje si një pikë me potencial real për zhvillimin e aviacionit civil në jug të vendit. E renditur si një ndër qytetet më të......



