Shqipëria Postuar më 22 Qershor 2026, 10:16

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht me një rritje relativisht të lehtë të kuotës në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe është shitur me 82.5 lekë.

Monedha europiane sakaq vijon të mos luhatet ndjeshëm në raport me javën e kaluar pasi është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 93.8 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 101 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë krahasuar me një javë më parë.

Paundi britanik gjithashtu duket i qëndrueshëm mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot në raport me javën e shkuar me 107.8 lekë dhe është shitur me 109 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat