Shqipëria Postuar më 22 Qershor 2026, 10:42

Fshihen 215 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve - Tatimet: Subjektet, afat deri më 30 Qershor për të paguar vetëm 50% të detyrimit

Nga Elisabeta Dosku

Fshihen 215 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve - Tatimet:

Administrata tatimore po vijon normalisht procesin e faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014.

Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion, deri më tani janë 215 milionë euro detyrime tatimore të papaguara që janë fshirë/shuar automatikisht për 25,005 tatimpagues që kanë përfituar nga procesi i faljes pa kusht, sipas ligjit në fuqi.

Administrata tatimore u rikujton tatimpaguesve se 30 Qershori 2026 është afati i fundit për pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit, ashtu edhe për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara deri më 31.12.2024, për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat.

Ndërkohë, administrata tatimore njofton se ka realizuar me sukses procesin automatik të fshirjes/shuarjes pa kusht të gjobave tatimore të papaguara për kategoritë e parashikuara në ligj.

Nga ky proces kanë përfituar 105,409 tatimpagues, ndërsa vlera totale e detyrimeve të fshira/shuara arrin në rreth 91.6 milionë euro, e ndarë në dy kategori kryesore. Konkretisht, 70.5 milionë euro i përkasin gjobave administrative të vendosura nga inspektorët tatimorë për detyrime të papaguara që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2014 dhe me datë kontabilizimi deri më 31.12.2024, ku kanë përfituar 13,667 tatimpagues.

Ndërkohë, 21.1 milionë euro i përkasin gjobave të tjera administrative, përfshirë gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratave, që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2024 dhe me datë kontabilizimi deri më 30.06.2026, me kusht që deklaratat përkatëse të kenë statusin “e dorëzuar”. Nga kjo kategori kanë përfituar 96,302 tatimpagues.

Në përputhje me përcaktimet e ligjit, nuk kanë përfituar tatimpaguesit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose që janë në proces hetimi apo gjykimi për vepra penale në fushën e tatimeve dhe doganave. Gjithashtu, nuk janë përfshirë në procesin e fshirjes/shuarjes detyrimet tatimore për të cilat ekziston një vendim gjyqësor i formës së prerë në favor të Administratës Tatimore.

Fshihen 215 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve - Tatimet: Fshihen 215 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve - Tatimet:

Shqipëria 22 Qershor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht me një rritje relativisht të lehtë të kuotës në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat