Qeveria, paketë për dëmet nga zjarri në toka bujqësore - Denaj: Do të bëjmë realizimin e të mbjellave të reja. Furnizim me ushqim për bagëtitë
Qeveria po punon për hartimin e një pakete mbështetëse ndaj atyre fermerëve që u janë djegur tokat bujqësore prej zjarreve të muajve të fundit.
Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, që prej fillimit të vitit e deri më tani, në Shqipëri janë përhapur 59 vatra zjarri dhe janë djegur mbi 29 mijë hektarë sipërfaqe.
Qarqet më të prekura rezultojnë Vlora, Dibra, Tirana dhe Berati. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, puna në vijim do të konsistojë në vlerësimin e dëmeve nga ana e bashkive. Ndërkohë, do të ndërtohen edhe 4 qendra rajonale të emergjencave civile, të cilat do të ndihmojnë në uljen e helikopterëve.
“Deri në vitin 2024, sezonet verore kishin mesatarisht 6 zjarre në javë, ndërkohë që këtë vit kemi pasur 13 zjarre në javë. Aktualisht, na rezultojnë të prekura 12 banesa, 3 stane, 1 objekt kulti dhe një nënstacion energjie. Bashkitë të vijojnë sa më shpejt, siç e thashë me vlerësimin e dëmeve, në çdo fshat, sa rrënjë ullinjsh, sa kullota, sa objekte të dëmtuara, zonat e mbrojtura që kanë qenë po ashtu të angazhuara qoftë edhe në aspektin operacional me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, dhe Agjencinë përkatëse, por tani duhet të evidentojnë edhe ato dëmet përkatëse, pra duhet që të inventarizojmë çdo gjë. Po ashtu, duhet të vijohet, siç ka ndodhur faktikisht në disa bashki, me rikthimin e shërbimeve dhe rehabilitimin e infrastrukturës përkatëse”, u shpreh Vengu.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se qeveria do të financojë rivitalizimin e tokave të prekura dhe realizimin e të mbjellave të reja.
“Gati 29 mijë hektarë, të cilat sigurisht përfshijnë jo vetëm pyje dhe kullota, por edhe sipërfaqe me të mbjella. Së bashku me Ministrinë në sektorin e zhvillimit, ne jemi duke menduar një paketë mbështetëse për të rivitalizuar këtë pjesë me të mbjella dhe këtu jemi duke përgatitur një paketë mbështetëse për të realizuar këtë rivitalizim me të mbjella në rastin e dëmeve të evidentuara”, deklaroi Denaj.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se lufta ndaj zjarreve pritet të jetë më e vështirë gjatë muajit gusht. Shumica prej zjarrvënieve kanë qenë të qëllimshme, ndërsa deri më tani janë arrestuar 21 persona.

Qendra e Vizitorëve në Vjosë/ Kumbaro: Hapësira të dedikuara për studiuesit dhe vizitorët, rehabilitojmë efektet e aktiviteteve të së kaluarës!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vizitoi nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacionet e Informimit......

Shqipëria, lideri i gjelbër i Ballkanit sipas OECD/ Tejkalojmë mesataren e BE-së në politika mjedisore dhe efikasitet energjetik
Sipas raportit më të fundit të OECD me titull “Tabela e Rezultateve të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” (Economic Convergence......

“Nuk ka punonjës të kualifikuar!” - Indeksi i Dhomës Amerikane: Gjetja e stafit, sfida kryesore e bizneseve
Klima e të bërit biznes në Shqipëri nuk ka qenë shumë e favorshme në 2024. Kështu e ka vlerësuar Dhoma Amerikane e Tregtisë mjedisin e biznesit në Shqipëri......

Bujqësia, e matur për herë të fundit në 2012! - Një bazë që sot nuk mjafton për sfidat e reja rurale
Censi i Bujqësisë i realizuar në vitin 2012, ishte i fundit i realizuar në Shqipëri për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Pjesa dërrmuese e këtij......

Rreth 464 mijë pasagjerë hynë në Shqipëri nga deti/ Porti i Sarandës pati numrin më të lartë të vizitorëve
Gjatë 6 muajve të parë të vitit kanë hyrë rreth 464 mijë pasagjerë nga deti në territorin shqiptar. Numri i pasagjerëve që po përdorin transportin detar po......

Sa borxh publik ka Shqipëria? - Tkurret me 0.3% në tremujorin e dytë. Arrin në nivelet më të ulëta në raport me PBB
Borxhi publik i Shqipërisë rezulton të jetë tkurrur përgjatë muajve prill-qershor. Sipas buletinit të sapopublikuar nga Ministria e Financave, borxhi ka......

Sektori turistik, në kulmin e investimeve/ Huadhënia për hotele dhe restorante shënon rekord
Në muajin Qershor të vitit 2025, huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private u vlerësuan në 25.9 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej......

Grup-kapitulli 5 i negociatave me BE-në/ Denaj: Mbështetje fermerëve, modernizimit të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore!
Denaj ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe......