Shqipëria Postuar më 6 Maj 2026, 13:41

Qeveria, marrëveshje me AADF për arsimin - Rama: Standard ekselence nga Cambridge

Nga Fabjona Pasho

Qeveria, marrëveshje me AADF për arsimin - Rama: Standard ekselence

Ministrisë së Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me  Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.

Kryeministri Rama, e vlerësoi marrëveshjen si një hap thelbësor në thellimin e transformimit digjital të arsimit dhe në garantimin e meritokracisë në sistem.

“Sot, ne më në fund e hedhim këtë hap tjetër kaq të rëndësishëm për t'i dhënë përsëri teknologjisë një hapësirë të konsiderueshme, në trajtimin e shërbimeve në funksion të arsimit parauniversitar dhe të arsimit të lartë. Po të kemi parasysh se në fushën e arsimit të lartë, njerëzit merren me matrikullime, me regjistrime të formës së diplomës, me njehsime të arsimit të mesëm dhe legalizime, për të cilat në total ofrohen 52.000 shërbime në vit; po të kemi parasysh se në kuadër të provimeve të shtetit dhe të liçensimit janë 18.000 shërbime në vit; po të kemi parasysh se për provimet e maturës shtetërore, olimpiadat, provimet e arsimit bazë, testimin ‘’Pisa’’ janë ofruar 88.000 shërbime në vit dhe në total këto të gjitha bashkë shkojnë diku te 150.000 – 160.000 shërbime, atëherë merret lehtë me mend se sa i jashtëzakonshëm është hapi që hedhim sot, jo thjesht duke vënë teknologjinë në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, por duke vënë në dispozicion të të gjithë atyre që marrin dhe do të marrin shërbime arsimore, një standard ekselence si ai i Universitetit të Cambridge.

Ky proces tanimë do të jetë një proces i drejtë, transparent, i barabartë, i pandikueshëm nga askush dhe siç u tha këtu, besoj që për të gjithë ata që logjikojnë, një metodë dhe një standard i cili ka bërë ndryshimin cilësor në arsimin e lartë të Singaporit, hyn sot në Shqipëri dhe krijon premisat për një perspektivë shumë herë më të mirë se ajo që kishte deri para se të fillonte sot dita, arsimi i lartë dhe arsimi në tërësi në Shqipëri”, tha Rama.

Kjo marrëveshje synon përafrimin e plotë të proceseve të vlerësimit me standardet ndërkombëtare, përmes ekspertizës së Universitetit të Cambridge dhe në përputhje me ritmet që kërkon epoka digjitale në arsim.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat