Shqipëria Postuar më 6 Maj 2026, 12:40

Rritet aktiviteti në bursën shqiptare të energjisë - Volumet e tregtimit në ALPEX u 2-fishuan në janar-mars 2026

Nga Ola Mitre

Rritet aktiviteti në bursën shqiptare të energjisë - Volumet

Bursa shqiptare e energjisë elektrike, ALPEX, ka shënuar një rritje të ndjeshme të volumit të tregtimit gjatë 3 - mujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar ndryshimet në tregun rajonal të energjisë dhe ndikimin e faktorëve të rinj si mekanizmi europian për karbonin (CBAM).

Sipas një raporti të publikuar nga Komuniteti i Energjisë, volumet e tregtimit në ALPEX janë rritur ndjeshëm, duke u dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo e vendos bursën Shqipëri – Kosovë ndër tregjet me rritjen më të shpejtë në rajon.

Rritja lidhet kryesisht me prodhimin e lartë të energjisë nga hidrocentralet në Shqipëri, i cili ka krijuar tepricë në treg dhe ka rritur ofertën për tregtim në bursë.

Në të njëjtën kohë, energjia shqiptare, e bazuar pothuajse tërësisht në burime hidrike, nuk penalizohet nga mekanizmi europian i karbonit, duke i dhënë një avantazh konkurrues në raport me vendet që prodhojnë energji nga qymyri.

Raporti thekson se bursat që mbështeten në prodhimin e brendshëm, veçanërisht ato të lidhura me burime të rinovueshme, kanë përfituar nga këto zhvillime, duke rritur likuiditetin dhe aktivitetin tregtar. Në këtë kontekst, ALPEX ka përfituar nga kushtet e favorshme hidrike dhe nga rritja e eksporteve të energjisë nga Shqipëria drejt tregjeve fqinje.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat