Shqipëria Posted on 2026-05-06 11:03:00

Nga turistë në pronarë, të huajt blejnë prona në Shqipëri/ Tirana dhe Riviera kryesojnë investimet. Mbi 60% e blerësve, nga BE

From Eldiona Serani

Nga turistë në pronarë, të huajt blejnë prona në

Shqipëria po përjeton një rritje të qëndrueshme të numrit të banorëve të huaj, ndonëse në nivele ende modeste krahasuar me vendet e tjera të kontinetit.

Sipas të dhënave, grupet më të mëdha të të huajve që jetojnë në vend vijnë nga Kosova dhe Italia, kryesisht për shkak të lidhjeve historike, kulturore dhe gjuhësore. Pas tyre renditen Turqia, India dhe Filipinet, një tregues i kombinimit mes migrimit rajonal dhe hyrjeve përmes lejeve të punës të sponsorizuara nga punëdhënësit.

Në fund të vitit 2024, Shqipëria numëronte rreth 22 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi, duke përbërë një pjesë të vogël, por në rritje të popullsisë. Aplikimet për leje qëndrimi janë rritur me 6% krahasuar me një vit më parë.

Studimi nga Investropa thekson se emigrantët nga vendet fqinje tërhiqen kryesisht nga lidhjet familjare dhe mundësitë për biznes, ndërsa ata nga Azia veçanërisht India dhe Filipinet vijnë për punë në sektorë si ndërtimi, mikpritja dhe shërbimet, përmes kontratave të lidhura me punëdhënësin.

Rreth 54.3% e lejeve të qëndrimit janë të lidhura drejtpërdrejt me punësimin, duke treguar se pjesa më e madhe e të huajve janë profesionistë aktivë në tregun e punës. Megjithatë, vihet re edhe një rritje e interesit nga nomadët dixhitalë, pensionistët dhe sipërmarrësit, të tërhequr nga kostoja relativisht e ulët e jetesës dhe programet lehtësuese të vizave.

Krahasuar me vende si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, rritja e emigracionit në Shqipëri vlerësohet si e moderuar, por e qëndrueshme. Faktorë të rëndësishëm mbeten qëndrimi pa viza deri në një vit për shtetasit amerikanë dhe statusi i vendit jashtë zonës Shengen, që e bën tërheqës për të huajt që kanë konsumuar afatet e qëndrimit në këtë zonë.

Sa i përket tregut të pasurive të paluajtshme, zonat më të preferuara nga të huajt dhe vendet ku ata investojnë më së shumti në pasuri të paluajtëshme përfshijnë Tiranën qendrore (sidomos Bllokun dhe Komunën e Parisit), si dhe vijën bregdetare në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Rivierën Shqiptare, përfshirë Himarën, Dhërmiun dhe Ksamilin.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se qytetarët e Bashkimit Evropian përbëjnë rreth 61% të blerësve të huaj të pronave në Shqipëri, duke përfituar nga procedura të konsoliduara dhe një treg i përshtatur për ta. Një prani e konsiderueshme vihet re edhe nga shtetasit e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët përfitojnë nga lehtësitë e qëndrimit afatgjatë dhe fleksibiliteti në menaxhimin e pronave.

Nga turistë në pronarë, të huajt blejnë prona në

Live TV

Latest news
All news

Most visited