Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2026, 12:45

Qendër e re spitalore në Tiranë - Prezantohet projekti Health Hub Hospital, Rama: Do trajtohen sëmundjet komplekse

Nga Fabjona Pasho

Qendër e re spitalore në Tiranë - Prezantohet projekti Health Hub

Një qendër e re spitalore në Shqipëri do të ofrojë shërbime të avancuara shëndetësore sipas standardeve evropiane. Në Tiranë, u prezantua projekti HHH (Health Hub Hospital) nga Grupi San Donato nën praninë e Kryeministrit Edi Rama.

Ky projekt parashikon ndërtimin e një strukture moderne, e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive komplekse, duke synuar njëkohësisht të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe të konsolidojë rolin e vendit si një qendër rajonale e shërbimeve shëndetësore në Ballkanin Perëndimor.

“Filluar punën për ndërtimin e një spitali ekselence, ekselence shqiptaro-italiane dhe evropiane këtu në Tiranë dhe për t’i dhënë mundësi të re të gjithë atyre që kërkojnë mënyra të tjera drejt Italisë, apo drejt Turqisë dhe vendeve të tjera, për të marrë kujdesin shëndetësor për sëmundje të komplikuara dhe këtu sot jemi dëshmitarë të një kreu të ri për shëndetësinë, sepse ky spital ekselence do të trajtojë gjithashtu edhe sëmundjet e komplikuara. Nuk do të jetë spital vetëm ekselence që vjen nga jashtë, por do të jetë një spital ku ekselenca krijon kushtet për mjekët dhe infermierët e rinj shqiptarë që të rriten dhe shërbejnë vendit të tyre në një realitet që është në nivelet më të mira evropiane dhe pastaj për të kaluar në drejtime të tjera, drejt të cilave vendi do të jetë më mirë i pajisur për t'i shërbyer qytetarëve të vetë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Sipas Kryeministrit Edi Rama, ndërtimi i kësaj qendre pritet të përfunojë në vjeshtë të 2028.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat