300 kredi të buta për administratën publike - Cilët nëpunës përfitojnë dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojnë?

Edhe këtë vit, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike kanë mundësi të aplikojnë për kredi të buta me interes zero. Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për kategori të ndryshme të administratës janë gjithsej 300.
Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, 70 kuota janë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nga 70 po ashtu për Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe 20 kuota për Ministrinë e Drejtësisë, Policinë e Burgjeve.
Por cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit e administratës publike për të përfituar nga kreditë e lehtësuara?
Pikëzimi do të bëhet sipas kushteve të strehimit, kushteve ekonomike, familjare, sociale apo të punësimit që plotësojnë aplikantët. Kushti i strehimit është i njëjtë për të gjitha ministritë e sipërpërmendura. Punonjësit që aplikojnë për kredi të butë nuk duhet të disponojnë banesë në pronësi ose duhet të banojnë në një banesë të mbipopulluar. Gjithashtu, punonjësit që kanë humbur banesën, si pasojë e zhvendosjes nga zbatimi i një vendimi gjyqësor, ata që banojnë në një banesë që do të prishet, pasi përjashtohet nga procesi i legalizimit si rezultat i investimeve publike, si dhe nuk përfiton një banesë tjetër, mund të kërkojnë kredi të butë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mund të aplikojnë për kredi me interes zero të gjithë punonjësit, të cilët kanë jo më pak se 2 vjet të punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit dhe punonjësit, të cilët kanë jo më pak se 7 vjet të punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit. Për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, shtohet edhe kriteri i të qenit familje e re. Kreditë e lehtësuara do të jepen edhe në varësi të kategorisë së pagës.
183.7 miliardë euro për mbrojtjen deri në 2030-ën - Gjermania, rrit me 1/3 hpenzimet krahasuar me vitin aktual
Gjermania po përgatitet për një rritje historike të shpenzimeve ushtarake. Sipas projektbuxhetit të miratuar nga kabineti federal, në vitin 2027 për......
Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025/ Sektori mbetet i orientuar drejt përpunimit. Fieri, zemra e ullishtarisë shqiptare
Prodhimi i ullinjve në Shqipëri arriti në 143.4 mijë tonë gjatë vitit 2025, duke mbetur në një nga nivelet më të larta të viteve të fundit, pavarësisht një......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet dollari dhe Franga. Paundi fiton pikë
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u dobësuar në raport me një ditë më parë teksa është blerë me 81.4 lekë dhe është......
Java e Administratës Publike, nisma të reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE
Në kuadër të Javës së Administratës Publike, e zhvilluar nën moton e ndërtimit të një administrate moderne në shërbim të qytetarëve dhe të procesit të......
10.6 miliardë lekë të ardhura në një muaj, dogana e Durrësit furnizuesja kryesore e buxhetit të shtetit
Porti i Durrësit mban pjesën më të madhe të furnizimit të tregut shqiptar me mallra e për këtë arsye edhe të buxhetit të shtetit me te ardhura. Sipas një......
Rivlerësimi, Tatimet: Në periudhën mars-qershor u kursyen 104.3 milionë euro kosto fiskale
Nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme janë kursyer deri në fund të muajit qershor 104.3 milionë euro kosto fiskale nga tatimpaguesit. Shifrën e ksa......
Menaxhimi i sezonit turistik, Karakaçi: Nënstacioni i ri në Piqeras rrit sigurinë e furnizimit me energji në jug
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se nënstacioni i ri elektrik që po ndërtohet në Bunec, pranë Piqerasit, do të përmirësojë......
Bota përballon humbjen historike të furnizimit me naftë - Shkak lufta me Iranin, rezervat e pakësuara sjellin rreziqe
Bota ka përballuar me lehtësi humbjen e mbi një miliard fuçive furnizim me naftë që nga fillimi I luftës, por, me paqen afatgjatë të pakapshme dhe rezervat......



