Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2025, 13:57

Pse po shtohen vështirësitë për bizneset? - Eksperti: Shkaqet janë nga mungesa e punonjësve, te kostot e rritjes së pagave

Nga Diamila Leka

Pse po shtohen vështirësitë për bizneset? - Eksperti:

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave, raportojnë se sipërmarrjet apo bizneset në 8 qarqet e Shqipërisë janë reduktuar gjatë 2024.

Në një intervistë për Scan Tv, eksperti i ekonomisë Remir Llakaj, nga kontakti me bizneset, listoi se nga faktorët kryesorë janë largimi i punonjësve, rritjae pagave si dhe shtimit të kostove.

“Një ndër faktorët është, vështirësia në gjetjen e punonjësve, ose zëvendësimin e punonjësve të vjetër me punonjës të rinjë. Duke qenë kohët e fundit njerëzit më shumë janë larguar, dhe kjo ka sjell vështirësi në tregun shqiptar në bizneset që të gjejnë punonëjs të rinj. Një ndër arsyet e tjera është dhe mungesa e financimit të kredive, duke qenë se bizneset e vogla hasin vështirësi në financim dhe nëse do i drejtohen institucioneve bankare, ato janë të detyruara të paraqiten me një kolateral, çka në pjesën më të madhe të bizneseve nuk e kanë të disponueshme, sjell që ato të mos kenë më kapital për likuiditet për vazhdimin e aktivitetit tregtar.”

Por për të mos arritur në mbylljen e numrit të bizneseve, eksperti i ekonomisë sugjeron disa incentive të cilat mund të përmirësojnë klimën e biznesit në vend, e kryesisht në qarqe e qytete të vogla.

"Një ndër faktorët kryesor është parashikueshmëri fiskale, çka do të sillte, që nëse do kishte një qëndrueshmëri nga ana tatimore apo nga procedurat fiskale, për bizneset e vogla nuk do kishte ndryshime  të shpeshta në legjislacionin tatimor, ajo do krijojnte një gjendje stabël të bizneseve, do të kishin një plan më afatgjatë për investime apo për të zhvilluar biznesin e tyre. Një ndër faktorët e tjerë është dhe digjitalizimi i platformave apo sistemeve të ndryshme që subjektet po përdorin, në këtë mënyrë shmangin të gjithë burokracitë, hapin lehtësira për të bërë aplikime nga më të ndryshmet dhe dorëzimin e dokumenteve në kohë më të shpejtë.”

Ndër të tjera, eksperti Llakaj theksoi se për të përmirësuar klimën e biznesit është ulja e taksave, mbështetja përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme, si dhe rritja e prodhimit vendas, dhe hapja e tregjeve të reja për të zhvilluar tregun e punës.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat