Praktikë pune në administratë/ Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në administratën publike. Programi do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron mundësi të zgjeruara për 600 të rinj nga e gjithë Shqipëria.
Muzhaqi nëpërmjet një videomesazhi të ndarë për hapjen e thirrjes, theksoi se ky edicion i X-të vjen me më shumë hapësira dhe mbështetje se kurrë më parë, duke synuar që të rinjtë të kenë akses real në institucionet publike, të përfitojnë trajnim profesional dhe të kenë një trampolinë të vërtetë drejt punësimit.
“600 të rinj nga 21 deri në 29 vjeç të cilët kanë përfunduar nivelin bachelor ose master, mund të kryejnë praktikën e tyre të punës në administratë publike duke përfituar trajnim të dedikuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike si dhe kompensim financiar për shpenzimet gjatë praktikës. 250 më të mirët do të përfitojnë kontratën 1-vjeçare të punës pranë institucionit ku do të zhvillojnë praktikën”, theksoi ajo.
Të rinjtë e përzgjedhur do të kenë mundësinë të angazhohen për një periudhë 3-mujore në administratë duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë pune në 227 institucionet publike, sipas fushës tyre të studimit si edhe duke marrë pjesë në trajnimet e dedikuara nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë lehtësisht me një CV dhe letër motivimi, përmes portalit zyrtar të programit: www.praktika.riniafemijet.gov.al, ku janë të listuara pozicionet në dispozicion dhe kriteret e përzgjedhjes.

BE, treg i përbashkët për shërbimet hapësinore - Akti synon të forcojë pozitën e bllokut në arenën globale
Komisioni i BE-së synon të krijojë një treg të përbashkët konkurrues për shërbimet dhe të dhënat hapësinore duke ulur burokracinë, duke mbrojtur asetet......

Sa para’ mbajnë shqiptarët në bankë? - Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i rikthehen rritjes. Rreth 1.38 trilionë lekë në maj
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i janë rikthyer rritjes në maj, pas një rënieje në dy muajt paraardhës. Sipas statistikave të Bankës Qendrore, shuma......

SHBA, marrëveshje me Kinën për mineralet - Pakti synon të përshpejtojë dërgesat e metaleve të rralla
Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Kinën se si të përshpejtojnë dërgesat e metaleve të rralla në SHBA, tha një zyrtar i Shtëpisë së......

Vreshtat, sa rrush u prodhua nga fermerët? - Kaçorri: Orientim drejt cilësisë dhe varieteteve autoktone
Sipërfaqet e kultivuara me vreshta në të gjithë Shqipërinë, kanë arritur të japin një prodhim prej 183 mijë ton rrush përgjatë vitit 2024. Shifrat e INSTAT,......

Bypass-i i Tiranës përmbyll autostradën Milot-Fier - ARRSH hapi tenderët, 7 km janë pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian
Hapja e procedurës tenderuese për ndërtimin e Bypass-it të Tiranës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar shënon përmbylljen e të gjitha segmenteve të aksit......

“OBT, e paralizuar prej vitesh” - BE propozon krijimin e një organizate të re tregtie
Në samitin e BE-së në Bruksel, udhëheqësit evropianë diskutuan mundësinë e reformimit të kuadrit institucional të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke......

“Tarifat e SHBA, të papërfillshme për Shqipërinë” - Sejko dhe Malaj, në Mbledhjen e Konstituencës së FMN dhe BB
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj morën pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar......

Blerja e pronave, nën “valën” e huamarrjes/ Kreditë ndryshojnë “drejtim”. Më pak për sipërmarrje, më shumë për individët
Në muajin Maj 2025, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar arriti në 34.4 miliardë lekë, me një rritje shumë të lehtë prej 2.5%, krahasuar me të njëjtin muaj......