PS përzgjedh drejtuesit e komisioneve parlamentare - Ish-ministrat Manja, te Ligjet, Hasani te ai i Jashtëm. Denaj për Burimet Natyrore
Në mbledhjen e tij të parë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama ka përcaktuar drejtuesit e komisioneve parlamentare. Ashtu siç u paralajmërua edhe në Asamblenë e PS, mazhoranca do të drejtojë 7 komisione, ndërsa opozita katër.
Tre nga komisionet e përhershme do të drejtohen nga ish-ministrat e qeverisë “Rama 3”. Konkretisht, ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të drejtojë Komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ish-ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, Komisionin Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të drejtojë komisionin me të njëjtin emër.
Ndërkaq, janë caktuar edhe dy drejtuesit Damian Gjiknuri do të jetë në krye të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore dhe Arbjan Mazniku në komisionin e posaçëm për reformën territoriale.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ende nuk i ka propozuar drejtuesit e komisioneve të përhershme parlamentare. Opozita pritet të drejtojë katër komisione që janë: Edukimi, Shkenca dhe Sportet, Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale, të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, si dhe komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.
Pritet që nesër të nisë konturimi i Kuvendit të ri, ku në seancën e paradites do të konstituohet struktura e re dhe organet kryesore të Kuvendit. Ndërsa, në seancën e pasdites, pritet votimi i strukturës së re pas propozimit të PS për ndryshimin e numrit të komisioneve.
Të enjten dhe të premten do të zhvillohet një seancë dyditore ku do të prezantohet programi politik i qeverisë së re, që do të vijojë më diskutime nga ana e deputetëve.
Pritet që Presidenti i Republikës të dekretojë ministrat e qeverisë “Rama 4”, të cilët më pas do të betohen në Presidencë.

“Taksë për çdo panel diellor” - Çekrezi: Të ndalohet futja e produkteve të pacertifikuara, duhet menduar për të ardhmen
“Zhvillimi i shpjetë i energjisë fotovoltaike në vendin tonë duhet të shoqërohet edhe me mekanizma kontrolli, në mënyrë që këto investime të jenë afatgjata,......

Më shumë se 320,000 të papunë në Bosnjë - Punonjësit e kualifikuar përbëjnë mbi 31% të totalit
Në fund të muajit korrik, Bosnja dhe Hercegovina regjistroi një total prej 320,940 personash të papunë. Këto shifra pasqyrojnë një situatë shqetësuese për......

Nis hetimi për tregun e telefonisë celulare - Autoriteti i Kokurrencës fton qytetarët të kontribuojnë
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare në vend. Subjekt i këtij hetimi janë dy operatorët në tregun......

Për çdo 345 euro nga emigrantët, 5.9% mbahen komision - Sa është kostoja e remitancave që ata sjellin në atdhe? SEPA, ndikim kritik
Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, paratë që sjellin emigrantët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies ekonomike të familjeve të......

Apple lançon serinë e fundit të iPhone/ Sa muaj punë i duhet një shqiptari për ta blerë?
iPhone është një nga seritë më të preferuara në mbarë botën, duke pasur parasysh të gjitha avancimet që ka sjellë në teknologjinë e telefonave inteligjentë.......

Vera ekstreme, 43 miliardë euro dëme në Evropë - Kostot parashikohen të arrijnë 126 miliardë euro në vitin 2029
Moti ekstrem që goditi Evropën këtë verë shkaktoi humbje ekonomike afatshkurtra prej të paktën 43 miliardë eurosh, me koston që parashikohet të arrijë në 126......

Java nis negativisht në tregun valutor – Dobësohen Dollari, Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke shënuar zbritje nga java që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 82.1 lekë dhe është shitur me......

Demokratët amerikanë kërkojnë masa ndaj Kinës - Synojnë kufizimin e mbiprodhimit kinez për të mbrojtur industrinë vendase
Demokratët në SHBA kanë bërë thirrje që administrata e Trump të ushtrojë presion ndaj Kinës për të kufizuar “mbiprodhimin strukturor”. Një lëvizje e tillë do......