Provimet e shtetit, më pak burokraci e më shumë kontroll - Krijohet databazë për aplikim, testim dhe licencim

Procesi i provimeve të shtetit në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re digjitalizimi, pas vendimit të qeverisë për krijimin e një baze të centralizuar shtetërore të të dhënave, që do të menaxhojë të gjithë ciklin e provimeve, nga aplikimi deri te marrja e licencës profesionale.
Sistemi i ri që do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, synon të reduktojë procedurat manual dhe të shmangë vonesat apo gabimet që kanë shoqëruar deri më tani procesin. Për herë të parë, të gjitha të dhënat që lidhen me kandidatët, testet dhe rezultatet do të ruhen në një plaftormë të vetme.
Kjo do të thotëse kandidatët nuk do të kenë më nevojë të dorëzojnë dokumente në disa insitucione. Të dhënat personale, si identiteti, statusi civil apo informacionet e studimit do të merren automatikisht nga sistemet ekzistuese shtetërore, si regjistri I gjendjes civile, sistemi I arsimit tëlartë., apo portali e-albania. Në praktikë, kjo pritet të shkurtojë kohën e aplikimit, të ulë burokracitë dhe të minimizojë gabimet në verifikimin e dokumentacionit.
Nga ana tjetër, sistemi i ri do të mundësojë një menaxhim më të kontrolluar të procesit të provimeve. Fondet e pyetjeve, testet dhe përgjigjet e kandidatëve do të administrohen në mënyrë të centralizuar dhe të gjurmueshme, duke rritur transparencën dhe duke kufizuar ndërhyrjet apo abuzimet e mundshme.
Një tjetër element I rëndësishëm është integrimi me institucionet e tjera, përfshirë ato që lëshojnë licencat për profesionet e rregulluara. Kjo do të thotë se rezultati i provimit dhe procesi i licencimit do të lidhen drejtpërdrejt, pa pasur nevojë për procedura shtesë nga ana e kandidatëve. Vendimi parashikon që informacioni personal të ruhet vetëm për aq kohë sa është i nevojshëm dhe të mbrohet përmes masave teknike dhe organizative, për të garantuar konfidencialitetin e sistemit.
Mijëra vende pune nga energjia dhe eficienca - Dokumenti/ Nevojë për 12 mijë punonjës me kohë të plotë deri në vitin 2030
Zbatimi i politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike pritet të sjellë përfitime të ndjeshme ekonomike dhe sociale, duke u fokusuar kryesisht në......
Çmimi i karburanteve, 8 lekë më lirë - Qeveria vendos uljen e akcizës me 20% dhe ngritjen e Bordit të Transparencës
Qeveria do të ndërhyjë në tregun e karburanteve duke marrë masa për të mos lejuar rritjen jo normale të çmimeve të naftës dhe benzinës. Konkretisht, akciza......
Fqinjët “ftohen” me mallrat shqiptare/ Kosova "mbron" bilancin, rënie e ndjeshme me katër vendet e tjera
Fillimi i vitit 2026 ka sjellë një panoramë komplekse për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me rajonin, ku vihet re një kontrast i qartë mes rritjes me......
Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin - Spahiu: Lutjet shkojnë për fëmijët që rriten në zhurmën e luftës
Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kremtuan këtë të premte Fitër Bajramin, festën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Xhamitë dhe......
“Përparim me TEDA, të shpejtohen reformat” - Këshilli i Investimeve: Prioritete, strategjia kundër informalitetit dhe transparenca
Aktivizimi i Zonave të Lira Ekonomike, ose TEDA, shihet nga Këshilli i Investimeve si një hap pozitiv drejt tërheqjes së investimeve dhe zhvillimit të......
Çfarë përmban paketa 550 milionë euro për bujqësinë? - Strategjia/ Ngrihet qendra rajonale e inovacionit në ushqim
Bujqësia shqiptare dhe zhvillimi rural pritet të përfitojnë rreth 400 milionë euro periudhën 2025 – 2030 në prioritetin “Zinxhir Ushqimor i Shëndetshëm dhe......
Energjia e gjelbër, prioritet kyç deri në 2029 - Përmbushje e 6 reformave për të përfituar 127.8 mln euro nga BE
Energjia dhe tranzicioni i gjelbër është një nga shtyllat kryesore të reformave, e parashikuar në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027 – 2029. Sipas......
SHBA heq sanksionet ndaj kompanisë serbe të naftës NIS - Pritet të importojë më shumë naftë bruto deri më 17 prill
Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka zgjatur heqjen e sanksioneve për kompaninë serbe NIS në pronësi ruse deri më 17 prill, duke i dhënë vendit ballkanik më......


