Çmimi i karburanteve, 8 lekë më lirë - Qeveria vendos uljen e akcizës me 20% dhe ngritjen e Bordit të Transparencës

Qeveria do të ndërhyjë në tregun e karburanteve duke marrë masa për të mos lejuar rritjen jo normale të çmimeve të naftës dhe benzinës. Konkretisht, akciza mbi naftën do të ulet me 20 për qind. Aktualisht akciza aplikohet në 40 lekë për çdo litër karburant, çka do të thotë se do të ulet me 8 lekë, duke shkuar në 32 lekë/litër.
Kjo është ndërhyrja e parë që do të reflektohet direkt në ulen e çmimit të naftës dhe benzinës në treg me të paktën 8 lekë për litër.
Nga ana tjetër qeveria do të vendosë sërish në funksion Bordin e Transparencës, i cili u krijua për herë të parë në vitin 2022 për të monitoruar çmimet dhe abuzimet që mund të ndodhnin në tregun e karburanteve gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë.
Nga ana tjetër janë vendosur edhe marzhe fitimi për pikat e karburanteve që shesin me shumicë dhe pakicë.
Konkretisht 3 lekë/litër do të jetë marzhi i fitimit për pikat e shumicës dhe 12 lekë/litër për pikat e pakicës.
Bordi i Transparencës do të ketë në tagër të vendosë çmime tavan duke marrë në referencë tregjet ndërkombëtare dhe për operatorët që do të abuzojnë dhe do të kryejnë shkelje, paralajmërohet ndëshkim me masa administrative, deri në pezullim licence.
Këto masa merren pas rritjes së çmimit të karburanteve në treg si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Më herët është ngritur edhe një Task Forcë e përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Doganave, e cila po ushtron kontrolle në të gjithë territorin e vendit për të mos lejuar abuzime me çmimet në dëm të konsumatorëve si dhe për të formalizuar sektorin.
Fqinjët “ftohen” me mallrat shqiptare/ Kosova "mbron" bilancin, rënie e ndjeshme me katër vendet e tjera
Fillimi i vitit 2026 ka sjellë një panoramë komplekse për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me rajonin, ku vihet re një kontrast i qartë mes rritjes me......
Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin - Spahiu: Lutjet shkojnë për fëmijët që rriten në zhurmën e luftës
Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kremtuan këtë të premte Fitër Bajramin, festën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Xhamitë dhe......
“Përparim me TEDA, të shpejtohen reformat” - Këshilli i Investimeve: Prioritete, strategjia kundër informalitetit dhe transparenca
Aktivizimi i Zonave të Lira Ekonomike, ose TEDA, shihet nga Këshilli i Investimeve si një hap pozitiv drejt tërheqjes së investimeve dhe zhvillimit të......
Çfarë përmban paketa 550 milionë euro për bujqësinë? - Strategjia/ Ngrihet qendra rajonale e inovacionit në ushqim
Bujqësia shqiptare dhe zhvillimi rural pritet të përfitojnë rreth 400 milionë euro periudhën 2025 – 2030 në prioritetin “Zinxhir Ushqimor i Shëndetshëm dhe......
Energjia e gjelbër, prioritet kyç deri në 2029 - Përmbushje e 6 reformave për të përfituar 127.8 mln euro nga BE
Energjia dhe tranzicioni i gjelbër është një nga shtyllat kryesore të reformave, e parashikuar në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027 – 2029. Sipas......
SHBA heq sanksionet ndaj kompanisë serbe të naftës NIS - Pritet të importojë më shumë naftë bruto deri më 17 prill
Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka zgjatur heqjen e sanksioneve për kompaninë serbe NIS në pronësi ruse deri më 17 prill, duke i dhënë vendit ballkanik më......
Spanja ul TVSH për karburantin - Nga 21% në 10% për të “zbutur” çmimet
Spanja uli Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbi produktet hidrokarbure në 10% nga 21%, si pjesë e masave për të zbutur goditjen ekonomike nga konflikti në......
“Punoni nga shtëpia, shmangni udhëtimet ajrore”! - Këshillat për kursime nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila këtë muaj ra dakord për një lirim rekord të naftës nga rezervat strategjike për t'u përballur me efektet e......


