“Përparim me TEDA, të shpejtohen reformat” - Këshilli i Investimeve: Prioritete, strategjia kundër informalitetit dhe transparenca

Aktivizimi i Zonave të Lira Ekonomike, ose TEDA, shihet nga Këshilli i Investimeve si një hap pozitiv drejt tërheqjes së investimeve dhe zhvillimit të sektorëve me vlerë të shtuar.
Gjatë vitit 2025 janë ndërmarrë hapa konkretë, si marrëveshja për TEDA Tiranë në Kashar, krijimi i “Durana Tech Park” dhe shpallja e zonës teknologjike në Xhafzotaj. Këto iniciativa synojnë të ndërtojnë një bazë për industri të avancuara dhe inovacion.
Por, përtej këtyre zhvillimeve, raporti nxjerr në pah një problem strukturor i cili është zbatimi i rekomandimeve që mbetet i pjesshëm. Aktualisht, 114 rekomandime të Këshillit të Investimeve janë ende të paplotësuara, duke treguar një hendek mes politikave të hartuara dhe zbatimit të tyre në praktikë.
Ndër rekomandimet më kritike është hartimi i një strategjie gjithëpërfshirëse kundër ekonomisë informale, e cila duhet të shoqërohet me plan veprimi konkret, afate të qarta dhe koordinim me biznesin. Po ashtu, kërkohet rritje e transparencës në administrimin e pasurive publike dhe në koordinimin e investimeve, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, për të shmangur mbivendosjet dhe për të optimizuar fondet publike. Një tjetër fokus lidhet me forcimin e bashkëpunimit mes bizneseve dhe rritjen e rolit të shoqatave të tyre, sidomos në drejtim të inovacionit dhe aksesit në financime.
Raporti thekson gjithashtu nevojën për investim në kapitalin njerëzor, përmes trajnimeve dhe zhvillimit të aftësive, në funksion të teknologjisë dhe automatizimit në rritje. Në aspektin fiskal dhe administrativ, rekomandohet mbështetje për ndërmarrjet që investojnë në kërkim-zhvillim, si dhe përshpejtimi i digjitalizimit të shërbimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes institucioneve.
Në përfundim, Këshilli i Investimeve vlerëson se pa një angazhim më të fortë institucional dhe bashkëpunim real me sektorin privat, potenciali i iniciativave si TEDA rrezikon të mos shfrytëzohet plotësisht.
Çfarë përmban paketa 550 milionë euro për bujqësinë? - Strategjia/ Ngrihet qendra rajonale e inovacionit në ushqim
Bujqësia shqiptare dhe zhvillimi rural pritet të përfitojnë rreth 400 milionë euro periudhën 2025 – 2030 në prioritetin “Zinxhir Ushqimor i Shëndetshëm dhe......
Energjia e gjelbër, prioritet kyç deri në 2029 - Përmbushje e 6 reformave për të përfituar 127.8 mln euro nga BE
Energjia dhe tranzicioni i gjelbër është një nga shtyllat kryesore të reformave, e parashikuar në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027 – 2029. Sipas......
SHBA heq sanksionet ndaj kompanisë serbe të naftës NIS - Pritet të importojë më shumë naftë bruto deri më 17 prill
Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka zgjatur heqjen e sanksioneve për kompaninë serbe NIS në pronësi ruse deri më 17 prill, duke i dhënë vendit ballkanik më......
Spanja ul TVSH për karburantin - Nga 21% në 10% për të “zbutur” çmimet
Spanja uli Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbi produktet hidrokarbure në 10% nga 21%, si pjesë e masave për të zbutur goditjen ekonomike nga konflikti në......
“Punoni nga shtëpia, shmangni udhëtimet ajrore”! - Këshillat për kursime nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila këtë muaj ra dakord për një lirim rekord të naftës nga rezervat strategjike për t'u përballur me efektet e......
SHBA armatos vendet e Gjirit Persik - Trump përdor fuqitë e emergjencës me 23 miliardë dollarë
Administrata Trump ka vazhduar me shitjen e armëve me vlerë rreth 23 miliardë dollarë për tre vende të Gjirit, duke lëvizur për të forcuar mbrojtjen e tyre,......
Deklaratat e Bessent ulin naftën - Aleatët kërkojnë të rrisin furnizimin dhe të çlirojnë Ngushticën e Hormuzit
Çmimet e naftës ranë të premten, ndërsa vendet kryesore evropiane dhe Japonia ofruan të bashkohen në përpjekjet për të siguruar kalim të sigurt për anijet......
Qeveria miraton vendimet për “Paketën e Maleve”, 103 zona zhvillimi me përparësi në 9 bashki
Në Mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar zonat me zhvillim prioritar për Paketën e Maleve. Sipas vendimeve përkatëse në këto zona janë të përcaktuara......


