Shqipëria Postuar më 20 Mars 2026, 10:35

Çfarë përmban paketa 550 milionë euro për bujqësinë? - Strategjia/ Ngrihet qendra rajonale e inovacionit në ushqim

Nga Elisabeta Dosku

Çfarë përmban paketa 550 milionë euro për

Bujqësia shqiptare dhe zhvillimi rural  pritet të përfitojnë rreth 400 milionë euro periudhën 2025 – 2030 në prioritetin “Zinxhir  Ushqimor i Shëndetshëm dhe i Qëndrueshëm” si  dhe rreth 150 milionë euro për masa të tjera që  lidhen me agroturizmin, edukimin/trajnimin,  kërkimin dhe inovacionin etj, duke rezultuar sektori më i financuar në Strategjinë Kombëtare të Specializimit Inteligjent,  S3,  ku inovacioni është konsideruar një vlerë e madhe e shtuar për ekonominë e vendit.

Në programin e politikave prioritare 2027–2029, inovacioni në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural zë një vend të rëndësishëm dhe kryesor në S3 me objektiv  kryesor: Transformimin e sektorit bujqësor për të  ofruar ushqim të shëndetshëm, duke u përqendruar  në zhvillimin e një zinxhiri ushqimor të  qëndrueshëm, të bazuar në traditë, si dhe në nxitjen e shtimit të vlerës dhe rritjes së konkurrueshmërisë në treg.  Konkretisht synohet hapja e qendrës rajonale të inovacionit të “EIT Food” dhe ngritja e laboratorëve të certifikuar në nivel kombëtar, një iniciativë me impakt të rëndësishëm në sektor. Objektiva të tjerë janë bujqësia e qëndrueshme dhe certifikimi; Rritja e qëndrueshmërisë ekonomike të fermave për t’u përballur me sfidat aktuale dhe të ardhshme (p.sh. ndryshimet klimatike), përmes uljes së kostove, prodhimit të qëndrueshëm dhe certifikimit; Përpunimi i ushqimit dhe produktet me vlerë të shtuar; Peshkimi dhe akuakultura e qëndrueshme; Prodhimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, vajrave dhe ekstrakteve dhe Forcimi i agroturizmit dhe zhvillimit të biznesit në zonat rurale.

Në funksion të këtij vizioni mbështetet adresimi i sfidave kryesore ekonomike, mjedisore dhe sociale për të përmirësuar mundësitë për zhvillimin e bujqësisë, peshkimit dhe biznesit në zonat rurale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë barazisë gjinore dhe tërheqjes së fermerëve dhe sipërmarrësve të rinj, për të përmbushur prioritetet e politikave të sektorit dhe ambiciet e procesit të akreditimit të BE-së.

Bujqësia kontribuon në 15.45% të prodhimit të brendshëm bruto dhe punëson 36.7% të fuqisë punëtore në vend. Agropërpunimi është rritur ndjeshëm gjatë 10 vjetëve të fundit, duke arritur në 24.4% të xhiros totale të bujqësisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat