Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2025, 12:03

“Presim rritje çmimesh në vijim” - BSH: Bie besimi në ekonomi. Sektori i shërbimeve dhe industrisë ,“më pesimisti”

Nga Ledina Elezi

“Presim rritje çmimesh në vijim” - BSH: Bie besimi

Besimi në ekonomi është sërish në rënie. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 2.2 pikë në muajin qershor. Kontributin më të madh në këtë përkeqësim e dhanë sektori i shërbimeve dhe industrisë.

Konkretisht, besimi i konsumatorëve në ekonomi regjistroi thuajse të njëjtën vlerë me atë të në muaji më parë. Qytetarët e shohin me optimizëm situatën e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen. Megjithatë, ata nuk shprehen shumë optimistë për situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha, ndërsa presin edhe çmime më të larta në vijim.

Edhe treguesi i besimit në tregti mbeti thuajse i njëjtë, ndikuar nga vlerësimet më pozitive të ecurisë aktuale të biznesit të tyre, por jo vetëm.

Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit është i vetmi që ka regjistruar rritje. Në rritjen me 1.6 pikë përqindje të këtij treguesi ndikoi kryesisht vlerësimi më pozitiv për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për çmimet që do të vendosin ndërtuesit në të ardhmen, si dhe për punësimin, janë vlerësuar me rënie.

Ndërkohë, treguesi i besimit në shërbime rezulton të jetë tkurrur. Kjo për arsye se bizneset e këtij sektori kanë pasur nivel më të ulët kërkese dhe aktiviteti gjatë muajit maj. Ata parashikojnë të rrisin çmimet në vijim, ndërsa edhe pritjet për nivelin e punësimit janë rishikuar për poshtë.

Treguesi i besimit të industrisë u zvogëlua me 2.3 pikë përqindje. Kjo rënie u ndikua nga vlerësimet më pak optimiste për prodhimin industrial, si dhe pritjet në rënie për porositë nga eksportet. Pritjet  e  bizneseve  të  këtij  sektori  për  punësimin në  të  ardhmen  kanë  regjistruar  rënie  në  qershor, ndërkohë që çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen priten të mbeten të njëjta.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat