Shqipëria Postuar më 15 Shtator 2025, 17:17

Presidenti Begaj dekreton ministrat e Qeverisë së re, të premten votëbesimi në Kuvend

Nga SCAN TV

Presidenti Begaj dekreton ministrat e Qeverisë së re, të premten

Kreu i shtetit Bajram Begaj ka firmosur dekretet e ministrave të rinj pjesë e Qeverisë Rama 4. Në dekretin nominal të kryeministrit  Rama është përfshirë edhe ushtrimi prej ti i përgjegjësisë për krijimin e ministers virtuale Diella, e para e këtij lloji në botë. Të premten është caktuar votëbesimi i kësaj qeverie në Kuvend.

QEVERIA RAMA 4

Ministrat e dekretuar nga Presidenti Begaj

1-Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

2-Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;

3-Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

4-Petrit Malaj Ministër i Financave;

5-Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;

6-Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;

7-Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;

8-Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

9.-Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;

10-Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;

11-Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;

12-Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

13-Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;

14-Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;

15-Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe  Antikorrupsionin;

16-Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat