Maqedonia promovon transportin e gjelbër - Planifikon subvencione për 200 taksi elektrike në vend
Maqedonia e Veriut ka nisur një projekt për të subvencionuar blerjen e 200 taksive elektrike, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar transportin urban dhe për të ulur ndotjen e ajrit.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt elektrifikimit të transportit publik, që u paralajmërua për herë të parë vitin e kaluar nga qeveria, kur njoftoi blerjen e 100-120 autobusëve elektrikë.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me një shoqatë të taksistëve, kanë prezantuar projektin për subvencionimin e 200 automjeteve të para elektrike për këtë kategori punëtorësh. Qëllimi është krijimi i një transporti urban më të pastër, më të qetë dhe më efikas për qytetarët e të gjithë vendit.
Shkupi është një ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë, ndaj kjo nismë shihet si domosdoshmëri.
Sipas burimeve të ministrisë, ky projekt është një hap konkret drejt transformimit të transportit urban. Ata prezantuan një automjet elektrik që përmbush standarde të larta mjedisore, pa emetime ndotëse apo zhurmë, dhe me efikasitet të lartë energjie. Makina të tilla do të zëvendësojnë veturat aktuale me naftë, benzinë apo gaz natyror, duke sjellë përfitime të dukshme për qytetarët, taksistët dhe mjedisin.
Çmimi mesatar i një makine elektrike është rreth 28,000 euro, që për 200 njësi e çon koston totale në rreth 5.6 milionë euro. Subvencioni i ministrisë do të jetë 15%, ose rreth 840,000 euro.
Zëvendësimi i taksive do të reduktojë më shumë se 2,700 tonë emetime të dioksidit të karbonit në vit, një efekt i barabartë me mbjelljen e mbi 120,000 pemëve. Po ashtu, ndotja akustike do të reduktohet ndjeshëm, sidomos në zonat e banuara.

Shqiptarët të “lidhur” pas kredisë për blerje banese - BSH: Ajo për blerje mallrash të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm, rënie drastike
Miti se shqiptarët marrin kredi vetëm për blerje banese duket se është i vërtetë, pasi shifrat e Bankës Qendrore tregojnë se po merret gjithnjë e më pak......

Si ndryshoi numri i fëmijëve në kopshte në një dekadë? Në qytet panorama pozitive, në fshatra u përgjysmuan regjistrimet
Numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, duke reflektuar realitetin demografik dhe social......

Ura e Milotit, në rikonstruksion emergjent - Tenderi për punimet mbyllet pa ankesa, do zgjatin 8 javë nga nënshkrimi i kontratës
Tenderi për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat është mbyllur pa ankesa, duke i hapur përzgjedhjes që kompanisë që do të kryejë......

PS përzgjedh drejtuesit e komisioneve parlamentare - Ish-ministrat Manja, te Ligjet, Hasani te ai i Jashtëm. Denaj për Burimet Natyrore
Në mbledhjen e tij të parë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama ka përcaktuar drejtuesit e komisioneve......

“Taksë për çdo panel diellor” - Çekrezi: Të ndalohet futja e produkteve të pacertifikuara, duhet menduar për të ardhmen
“Zhvillimi i shpjetë i energjisë fotovoltaike në vendin tonë duhet të shoqërohet edhe me mekanizma kontrolli, në mënyrë që këto investime të jenë afatgjata,......

Më shumë se 320,000 të papunë në Bosnjë - Punonjësit e kualifikuar përbëjnë mbi 31% të totalit
Në fund të muajit korrik, Bosnja dhe Hercegovina regjistroi një total prej 320,940 personash të papunë. Këto shifra pasqyrojnë një situatë shqetësuese për......

Nis hetimi për tregun e telefonisë celulare - Autoriteti i Kokurrencës fton qytetarët të kontribuojnë
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare në vend. Subjekt i këtij hetimi janë dy operatorët në tregun......

Për çdo 345 euro nga emigrantët, 5.9% mbahen komision - Sa është kostoja e remitancave që ata sjellin në atdhe? SEPA, ndikim kritik
Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, paratë që sjellin emigrantët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies ekonomike të familjeve të......