Shqipëria Postuar më 8 Shtator 2025, 19:11

Pezullohen punimet, Gonxhja: Siguria në punë nuk është opsion – është detyrim ligjor!

Nga SCAN TV

Pezullohen punimet, Gonxhja: Siguria në punë nuk është opsion –

Inspektoriati i Punës ka pezulluar punimet në 23 kantiere ndërtimi. Shkak është bërë fakti se inspektorët kanë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë në punë. Lajmin e ka bërë të ditur me një postim në rrjetet socialie ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja. Duke u bërë apel të gjithëve që të denoncojnë rastet e shkeljes së sigurisë në punë ministry ka shkruar në rrjete sociale se “Çdo subjekt që nuk respekton rregullat teknike dhe nuk zbaton ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, do të përballet me sanksione të menjëhershme dhe çdo masë tjetër ligjore, pa asnjë tolerancë.

Inspektorati Shtetëror i Punës ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë javës që lamë pas në sektorin e ndërtimit. Në 23 subjekte janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë, dhe për pasojë është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm të punës, deri në plotësimin e plotë të kushteve të detyrueshme ligjore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve.

Mosrespektimi i sigurisë nuk është zgjedhje – është shkelje!

Le të ndërtojmë së bashku një kulturë pune të sigurt dhe të shëndetshme, ku çdo punonjës të mbrohet siç e kërkon ligji!’, apelon Gonxhja.  

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat