“Ekonomia pa para’ fizike lufton informalitetin” - Si mund të reduktohet? Xhepa: Të lihen në qarkullim prerjet e vogla të lekut
Pavarësisht se pagesat me kartë janë rritur nga viti në vit, rreth 70% e transaksioneve në ekonomi kryhen me para në dorë. Gati 2/3 e volumit total të pagesave në nivel vjetor kryhet me cash dhe shumë pak kryhet në mënyrë elektronike, u shpreh pedagogu Selami Xhepa në një intervistë për Televizionin Scan.
Sipas tij, për të shkuar drejt një ekonomie më pak të varur nga paraja fizike, duhet të reduktohet sasia e monedhës që denominohet në në njësi të madhe monetare.
“Evropa për shembull ka hequr dorë nga emetimi i kartëmonedhës 500 euro dhe njësia më e madhe monetare aktualisht është 200 euro, kështu që edhe Shqipëria, ajo që duhet të bëjë është që këto kartëmonedha në vlerë të lartë nominale, duhet t'i heqë nga qarkullimi për të shkuar drejt përdorimit ose emetimit të vetëm kartëmonedhave në njësi të vogël nominale dhe kjo pastaj automatikisht ushtron presion për të mos përdorur në mënyrë masive cash-in”, tha Xhepa.
Kjo duhet të shoqërohet me krijimin e infrastrukturës së nevojshme që njerëzit të përdorin sistemet digjitale për kryerjen e pagesave. Për sa i përket të qenit një ekonomi cashless, Xhepa nënvizoi se ky është një projekt shumë ambicioz, por efikas në drejtim të zvogëlimit të informalitetit.
“Do të ishte një aksion jashtëzakonisht i madh kombëtar për të realizuar një projekt kaq ambicioz, por në kushtet e një informaliteti të lartë, një nga instrumentet që ofrohet në këto raste për të luftuar informalitetin në gjithë dimensionin e vet, përfshirë ekonominë kriminale, korrupsionin e niveleve të larta e kështu me radhë, është që të kalosh drejt një ekonomie që cash-i të përdoret sa më pak”, theksoi ndër të tjera pedagogu.
Ulja e komisioneve do të lehtësojë konsumatorin dhe sektorin privat nga nivelet e larta të tarifave u shpreh ai, por kjo shkakton reduktim të fitimeve për sistemin financiar. Hapi final do të ishte integrimi i sistemit tonë të pagesave me sistemin e pagesave evropiane target, që është pjesë e Eurosistemit.

Shqipëria kryeson Europën për rritjen e netëqëndrimeve turistike/ U regjistruan mbi 3 milionë vetëm në gjashtëmujorin e parë
Agjencia e Statistikave Europiane ka publikuar së fundmi të dhënat lidhur me netëqëndrimet turistike për tremujorin e dytë të vitit. Sipas statistikave,......

Likujdim me këste për borxhet e energjisë - Aktmarrëveshjet/ OSHEE: Nga korriku kanë përfituar 850 qytetarë dhe 1,000 biznese
Rreth 850 qytetarë dhe 1,000 biznese kanë përfituar nga skemat lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike, sipas të dhënave......

Kryeministri Rama u lë detyra ambasadorëve - “Regjistrimi i shqiptarëve jashtë vendit, objektiv kombëtar”
Shqipëria ka qindra mijëra shtetas jashtë kufijve të saj, por nuk e di saktësisht se kush janë ata, çfarë bëjnë dhe si mund të kontribuojnë. Gjatë......

Rikthehet gjallëria në shkolla - Mësuese Merita rrëfen emocionet e vitit të fundit të punës
Dita e parë e shkollës shoqërohet me emocionet e shumta të nxënësve, prindërve, por edhe mësuesve. E veçanërisht kur këta të fundit ia kanë dedikuar jetën e......

Shqipëria, pas Europës në aftësitë me të dhënat/ Vetëm 75% e shqiptarëve kanë njohuri për të kuptuar, analizuar dhe përdorur informacionin
Shqipëria regjistroi një nga nivelet më të ulëta në Europë për aftësitë bazike në informacion dhe të dhëna. Vetëm 74.6% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç......

Skemat me këste për shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE: 1000 subjekte përfitojnë ulje kamatash!
Skemat e pagesës me këste për detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë......

Nafta “merr hov” pas sulmeve ruse në Ukrainë - Shkak, mundësia për sanksione të reja ndaj Kremlinit
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1 dollar për fuçi ditën e hënë, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të javës së kaluar, të ndihmuara nga......

Bypass-i i Tiranës, lidhet kontrata - Ndërtimi i lotit të parë do kushtojë 3.15 mld lekë, i hapet rruga nisjes së punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për fazën e parë të bypass-it të Tiranës, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve. Kontrata me kompaninë 4......