Përgatitje për vendoret e 2027-ës/ Klosi: Tirana qark i fituar, por jo në maksimumin tonë! Fieri qarku më i fortë! ‘Betejë’ në Kukës, Shkodër e Lezhë

Edi Rama ka mbledhur asamblenë e Partisë Socialiste. Axhenda përfshin analizën e punës Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të parties, si dhe analizohet performanca në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën. Takimi nisi me fjalën e Sekretarin e Përgjitshëm të kësaj force politike, Blendi Klosi, ku vlerësoi lidershipin Rama.
Sipas tij, Partia Socialiste sot është më fituese dhe më e organizuar se kurrë, dhe se fitorja e thellë e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 2025, me mbi 300 mijë vota diferencë me opozitën, tregon se selia rozë “ka marrë një fitore të plotë, jo fitore të rastësishme, dhe as të ngushtë”.
“Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës vjen sot në vitin e saj të 35 më fituese dhe më e organizuar se asnjëherë më parë. Fitorja jonë nuk është një fitore e zakonshme, por një provë besimi e jashtëzakonshme, është një mesazh i qartë se shumica e shqiptarëve ka zgjedhur stabilitetin dhe seriozitetin e qeverisjes nga drejtimin e vendit nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Një parti që fiton 4 herë radhazi, nuk mund të jetë si një parti që fiton për herë të parë, duhet të ketë më qartë dhe më kërkuese. Partia Socialiste ka marrë një fitore të plotë, jo fitore të rastësishme, dhe as të ngushtë. Rezultati kombëtar i vitit 2025, 855 mijë e 831 vota për Partinë Socialiste, nuk është vetëm një rezultat matematikor, është një kontratë e ribesuar mes Partisë Socialiste dhe shqiptarëve, diferenca 300 mijë vota me kundërshtarët tanë është një diferencë politike për drejtimin e Shqipërisë. Fakti që diaspora i jep PS 61% të votave jashtë vendit, e bën këtë fitore më të jashtëzakonshme”- tha Klosi.
Klosi theksoi se nga 21 marsi deri më 16 prill do të zhvillohet analiza e çdo organizate socialiste. Në vijim, sipas tij, nga 16 prilli në 13 maj do të mbahen zgjedhjet në organizata socialiste dhe nga 16 maji në 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë në bashki. Ndërkohë, Klosi theksoi se deri më 30 qershor pritet të përfundojë konstituimi i të gjitha organizatave lokale. Klosi nënvizoi se ky proces synon forcimin e strukturave dhe rritjen e efikasitetit të partisë në terren, duke e përgatitur atë për sfidat e ardhshme politike, ndërsa theksoi se objektiv është shtimi i anëtarësisë, 4 anëtarë të rinj minimalisht në çdo organizatë, mes tyre dy gra dhe dy meshkuj, ndërsa fokusi është te të rinjtë dhe takimet që duhet të zhvillohen me to.
Klosi theksoi rëndësinë e ndjekjes dhe raportimit të procesit zgjedhor në çdo organizatë, si dhe rritjen e angazhimit me të rinjtë dhe shtimin e anëtarësimeve të reja.
Qeveria pritet të rikthejë Bordin e Transparencës për karburantet/ Ulet akciza me 20%, synohet reflektim i menjëhershëm në çmimin final
Qeveria po shqyrton rikthimin e Bordit të Transparencës, i cili pritet të vendosë çmime tavan për karburantet, pas rritjes së ndjeshme të naftës që ka......
Pagesat për kredi dominojnë transfertat bankare në 2025/ Mbi 2.5 trilionë lekë qarkulluan në sistem, pjesa më e madhe janë kreditime
Transfertat bankare që lidhen me kreditë dhe depozitat kanë shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke treguar aktivitet më të lartë financiar mes bankave dhe......
77.3 mld lekë për infrastrukturën dhe energjinë- Prioritetet 2027 -2029 / Fokus në rrugë, ujë dhe energji të rinovueshme
Qeveria shqiptare ka parashikuar një buxhet prej 77.3 mld lekësh, ose rreth 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, për sektorin e infrastrukturës dhe......
Mbështetja e BE për punësimin e të rinjve/ Granacia Rinore, 2252 përfitues në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë
Garancia Rinore po shndërrohet në një instrument kyç për reduktimin e papunësisë te grupmoshat 15 deri në 29 vjeç. Ky program, synon të përfshijë ata të rinj......
Si po ndryshon modeli i arsimit? Kurrikul e re dhe inteligjencë artificiale në klasa
Përditësimi i sistemit arsimor është një nga drejtimet kryesore të parashikuara në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, ku synohet përshtatja e......
Bilanci i punës 2025, 79% e bizneseve rezultojnë me shkelje - Ibrahimaj: Prioritet këshillimi, ndryshon qasja ndaj subjekteve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2025, duke zbardhur shifrat e kontrolleve në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së saj......
Shqipëria vijon rritjen e fluturimeve komerciale/ Rreth 126% më shumë se para pandemisë, kryeson Europën
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në shkurt 2026, niveli i fluturimeve në Bashkimin Europian mbetet ende 3.6% më i ulët krahasuar me......
2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave
Sot, ndërsa besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh, vëmendja e të gjithëve kthehet nga planifikimi i pjesës tjetër të vitit. Kalendari zyrtar i......


