Shqipëria Postuar më 20 Mars 2026, 12:14

Bilanci i punës 2025, 79% e bizneseve rezultojnë me shkelje - Ibrahimaj: Prioritet këshillimi, ndryshon qasja ndaj subjekteve

Nga Diamila Leka

Bilanci i punës 2025, 79% e bizneseve rezultojnë me shkelje -

Inspektorati Shtetëror i Punës ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2025, duke zbardhur shifrat e kontrolleve në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së saj Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj theksoi se fokusi i ri i qeverisë është orientimi dhe këshillimi i sipërmarrjes.

“Inspektimi i shërben përmirësimit të punës së bizneseve. Dhe qasja që Inspektorati i Punës ka pasur që në krye të herës ka qenë qasje rekomanduese. Kjo jo vetëm një qasje rekomanduese në vullnetin e një inspektori apo inspektori tjetër, por në ligjin që rregullon inspektimin në punë, rekomandimi dhe këshillimi është instrumenti i parë që inspektoratet përdorin. Dhe është zemra dhe thelbi i reformës në fakt, që ne duam ta shtrijmë në të gjithë inspektoratet e tjerë.”

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Punës, Eljo Muçaj, prezantoi të dhënat specifike të raportit, ku vihet re një numër i lartë shkeljesh pavarësisht monitorimit të vazhdueshëm.

“Nga pikëpamja e treguesve kryesorë të inspektimit, Inspektorati i Punës në vitin 2025 ka realizuar 9,532 inspektime, të cilat kanë mbuluar mbi 200,000 vende pune. Ajo që do të thoja është që 79% e subjekteve të cilat janë inspektuar kanë rezultuar me shkelje. 27% e subjekteve të inspektuara gjatë vitit 2025 kanë qenë subjekte të inspektuara për herë të parë, duke rritur atë peshë në hartën e inspektimit, duke i dhënë një fokus subjekteve të reja ku ashtu siç u përmend edhe nga Ministrja, këshillimi dhe ndërgjegjësimi është një element i rëndësishëm i praktikës inspektuese.”

Sipas kryeinspektorit janë rritur dhe ankesat e punëmarrësve duke theksuar se përgjatë 2025 janë depozituar 40% më shumë ankesa se një vit më parë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat