Shqipëria vijon rritjen e fluturimeve komerciale/ Rreth 126% më shumë se para pandemisë, kryeson Europën

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në shkurt 2026, niveli i fluturimeve në Bashkimin Europian mbetet ende 3.6% më i ulët krahasuar me shkurtin e vitit 2019, duke treguar se rikuperimi i plotë nuk është arritur ende në të gjitha vendet.
Në këtë aspekt, Shqipëria spikat dukshëm, duke regjistruar rritjen më të lartë ndër të gjitha vendet e analizuara, me një rritje prej 126.2%. Ky zhvillim lidhet ngushtë me rritjen e fortë të turizmit, zgjerimin e linjave ajrore dhe shtimin e operatorëve “low-cost”, që kanë kthyer vendin në një nga destinacionet më dinamike në rajon.
Pas Shqipërisë renditen Islanda (56.9%), Malta (55.2%), Bosnje & Hercegovina (54.0%) dhe Serbia (53.6%), të cilat gjithashtu kanë kaluar ndjeshëm nivelet para pandemisë. Edhe Maqedonia e Veriut (+45.4%) dhe Greqia (+32.9%) konfirmojnë një trend pozitiv në rajonin e Ballkanit, duke reflektuar një kërkesë të lartë për udhëtime dhe turizëm.
Në Europën Qendrore dhe Jugore, vendet si Polonia (+24.2%), Turqia (+19.2%), Spanja (+17.5%) dhe Portugalia (+15.5%) kanë arritur të tejkalojnë nivelet e vitit 2019, duke përfituar nga rikthimi i turizmit ndërkombëtar dhe rritja e lëvizjes së pasagjerëve. Ndërkohë, vende si Italia dhe Rumania shënojnë rritje më të moderuar, por gjithsesi pozitive.
Në kontrast, disa nga ekonomitë më të mëdha të Europës vazhdojnë të mbeten nën nivelet para pandemisë. Gjermania (-24.8%), Suedia (-32.1%) dhe Sllovenia (-36.8%) regjistrojnë rënie të ndjeshme, ndërsa edhe Franca (-4.9%), Holanda (-7.1%) dhe Mbretëria e Bashkuar (-7.0%) nuk kanë arritur ende rikuperim të plotë. Këto diferenca lidhen shpesh me ndryshimet në strukturën e tregut ajror, politikat mjedisore dhe kostot e operimit.
Në të njëjtën kohë, vendet nordike si Finlanda (-12.4%) dhe Norvegjia (-14.1%) vijojnë të mbeten në nivele më të ulëta, duke reflektuar një rikuperim më të ngadaltë të kërkesës për fluturime.
Shqipëria, në këtë kontekst, po konsolidohet si një nga tregjet me rritjen më të shpejtë në kontinent, duke përfituar nga zhvillimi i turizmit dhe pozicioni i saj gjithnjë e më tërheqës në hartën evropiane të udhëtimeve ajrore.
2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave
Sot, ndërsa besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh, vëmendja e të gjithëve kthehet nga planifikimi i pjesës tjetër të vitit. Kalendari zyrtar i......
Provimet e shtetit, më pak burokraci e më shumë kontroll - Krijohet databazë për aplikim, testim dhe licencim
Procesi i provimeve të shtetit në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re digjitalizimi, pas vendimit të qeverisë për krijimin e një baze të centralizuar......
Mijëra vende pune nga energjia dhe eficienca - Dokumenti/ Nevojë për 12 mijë punonjës me kohë të plotë deri në vitin 2030
Zbatimi i politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike pritet të sjellë përfitime të ndjeshme ekonomike dhe sociale, duke u fokusuar kryesisht në......
Çmimi i karburanteve, 8 lekë më lirë - Qeveria vendos uljen e akcizës me 20% dhe ngritjen e Bordit të Transparencës
Qeveria do të ndërhyjë në tregun e karburanteve duke marrë masa për të mos lejuar rritjen jo normale të çmimeve të naftës dhe benzinës. Konkretisht, akciza......
Fqinjët “ftohen” me mallrat shqiptare/ Kosova "mbron" bilancin, rënie e ndjeshme me katër vendet e tjera
Fillimi i vitit 2026 ka sjellë një panoramë komplekse për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me rajonin, ku vihet re një kontrast i qartë mes rritjes me......
Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin - Spahiu: Lutjet shkojnë për fëmijët që rriten në zhurmën e luftës
Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kremtuan këtë të premte Fitër Bajramin, festën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Xhamitë dhe......
“Përparim me TEDA, të shpejtohen reformat” - Këshilli i Investimeve: Prioritete, strategjia kundër informalitetit dhe transparenca
Aktivizimi i Zonave të Lira Ekonomike, ose TEDA, shihet nga Këshilli i Investimeve si një hap pozitiv drejt tërheqjes së investimeve dhe zhvillimit të......
Çfarë përmban paketa 550 milionë euro për bujqësinë? - Strategjia/ Ngrihet qendra rajonale e inovacionit në ushqim
Bujqësia shqiptare dhe zhvillimi rural pritet të përfitojnë rreth 400 milionë euro periudhën 2025 – 2030 në prioritetin “Zinxhir Ushqimor i Shëndetshëm dhe......


