Shqipëria Postuar më 21 Mars 2026, 09:50

77.3 mld lekë për infrastrukturën dhe energjinë- Prioritetet 2027 -2029 / Fokus në rrugë, ujë dhe energji të rinovueshme

Nga Ola Mitre

77.3 mld lekë për infrastrukturën dhe energjinë-

Qeveria shqiptare ka parashikuar një buxhet prej 77.3 mld lekësh, ose rreth 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, për sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, sipas Dokumentit të Politikave Prioritare 2027–2029.

Sipas dokumentit zyrtar, prioritetet afatshkurtra dhe afatmesme të qeverisë në këtë sektor, fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, zgjerimin e shërbimeve bazë dhe tranzicionin drejt energjisë së pastër.

Një nga drejtimet kryesore mbetet zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të rrugëve kombëtare, duke kaluar njëkohësisht drejt modeleve të mirëmbajtjes së bazuar në performancë, një qasje që synon rritjen e eficiencës dhe cilësisë së investimeve publike.

Për ujin, dokumenti parashikon rritjen e aksesit në ujë të pijshëm dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, përmes një kombinimi investimesh publike dhe reformash në menaxhimin e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve. Qeveria synon standardizimin e qeverisjes së këtij sektori, një ndër më problematikët në nivel vendor.

Ndërkohë, në energji theksi vendoset te rritja e eficiencës dhe përdorimi i burimeve të rinovueshme, përmes promovimit të teknologjive të avancuara dhe zhvillimit të tregut energjetik.

Dokumenti i Politikave Prioritare 2027–2029 përcakton drejtimet kryesore të investimeve publike dhe konsiderohet një instrument kyç për orientimin e buxhetit afatmesëm dhe realizimin e reformave strukturore në vend.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat