2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave

Sot, ndërsa besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh, vëmendja e të gjithëve kthehet nga planifikimi i pjesës tjetër të vitit. "Scan Intel" ka analizuar në detaje kalendarin zyrtar të festave për vitin 2026, i cili rezulton të jetë jashtëzakonisht bujar me punonjësit e administratës dhe nxënësit në Shqipëri. Për shkak të rregullit ku festat që bien në fundjavë transferohen në ditët e para të javës, viti 2026 do të ketë një seri të gjatë "urash" që mundësojnë pushime treditore apo katërditore, duke filluar që nga kjo javë.
Pas festës së sotme të Bajramit, e hëna e ardhshme, data 23 mars, do të jetë pushim zyrtar pasi Dita e Nevruzit bie të dielën. Ky trend vijon intensivisht në muajin prill, ku të dyja Pashkët, ato Katolike (5 prill) dhe Ortodokse (12 prill), duke qenë gjithmonë ditë e diel, do t'i mbajnë institucionet e mbyllura edhe në datat 6 dhe 13 prill. Kjo krijon një cikël pushimesh që zgjat pothuajse gjithë muajin, duke u mbyllur me 1 majin, i cili këtë vit bie ditë e premte, duke siguruar një tjetër fundjavë të gjatë për të gjithë shqiptarët.
Edhe pjesa e dytë e vitit rezervon surpriza të ngjashme, veçanërisht në muajt shtator dhe nëntor. Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës bie të shtunën më 5 shtator, duke e zhvendosur pushimin të hënën më 7 shtator. Por, "maratona" e vërtetë ndodh në nëntor: Dita e Alfabetit (22 nëntor) bie të dielën, ndërsa festat e Pavarësisë dhe Çlirimit (28 dhe 29 nëntor) qëllojnë të shtunë dhe të diel. Kjo do të thotë se java e fundit e nëntorit do të mbyllet me një bllok pushimesh që zgjat nga e hëna 23 nëntor deri të martën 1 dhjetor, duke i dhënë mundësinë kujtdo që të organizojë pushime të mirëfillta në prag të fundvitit.
Ky kalendar, i konfirmuar edhe nga Banka e Shqipërisë, tregon se viti 2026 do të ketë të paktën tetë data ku pushimi "i fituar" nga fundjava do të konsumohet gjatë javës. Për sektorin e turizmit dhe shërbimeve, kjo është një mundësi e artë për të rritur qarkullimin përmes turizmit të brendshëm, ndërsa për qytetarët, mbetet viti i duhur për të shfrytëzuar maksimalisht ditët e lira pa pasur nevojë të shpenzojnë shumë nga leja e tyre vjetore.

Provimet e shtetit, më pak burokraci e më shumë kontroll - Krijohet databazë për aplikim, testim dhe licencim
Procesi i provimeve të shtetit në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re digjitalizimi, pas vendimit të qeverisë për krijimin e një baze të centralizuar......
Mijëra vende pune nga energjia dhe eficienca - Dokumenti/ Nevojë për 12 mijë punonjës me kohë të plotë deri në vitin 2030
Zbatimi i politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike pritet të sjellë përfitime të ndjeshme ekonomike dhe sociale, duke u fokusuar kryesisht në......
Çmimi i karburanteve, 8 lekë më lirë - Qeveria vendos uljen e akcizës me 20% dhe ngritjen e Bordit të Transparencës
Qeveria do të ndërhyjë në tregun e karburanteve duke marrë masa për të mos lejuar rritjen jo normale të çmimeve të naftës dhe benzinës. Konkretisht, akciza......
Fqinjët “ftohen” me mallrat shqiptare/ Kosova "mbron" bilancin, rënie e ndjeshme me katër vendet e tjera
Fillimi i vitit 2026 ka sjellë një panoramë komplekse për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me rajonin, ku vihet re një kontrast i qartë mes rritjes me......
Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin - Spahiu: Lutjet shkojnë për fëmijët që rriten në zhurmën e luftës
Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kremtuan këtë të premte Fitër Bajramin, festën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Xhamitë dhe......
“Përparim me TEDA, të shpejtohen reformat” - Këshilli i Investimeve: Prioritete, strategjia kundër informalitetit dhe transparenca
Aktivizimi i Zonave të Lira Ekonomike, ose TEDA, shihet nga Këshilli i Investimeve si një hap pozitiv drejt tërheqjes së investimeve dhe zhvillimit të......
Çfarë përmban paketa 550 milionë euro për bujqësinë? - Strategjia/ Ngrihet qendra rajonale e inovacionit në ushqim
Bujqësia shqiptare dhe zhvillimi rural pritet të përfitojnë rreth 400 milionë euro periudhën 2025 – 2030 në prioritetin “Zinxhir Ushqimor i Shëndetshëm dhe......
Energjia e gjelbër, prioritet kyç deri në 2029 - Përmbushje e 6 reformave për të përfituar 127.8 mln euro nga BE
Energjia dhe tranzicioni i gjelbër është një nga shtyllat kryesore të reformave, e parashikuar në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027 – 2029. Sipas......


