Cilat janë lagjet në Shqipëri që po tërheqin investitorë të rinj në 2026? Kërkesa për prona po zhvendoset drejt zonave më pak të zhvilluar

Një studim i publikuar nga ‘Investropa’ tregon se tregu imobiliar në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku vëmendja e investitorëve po zhvendoset nga zonat tradicionale drejt lagjeve në transformim të shpejtë.
Në Tiranë, studimi evidenton se Pazari i Ri dhe rrugët përreth, si dhe Kinostudio, janë ndër zonat që po përjetojnë transformimin më të shpejtë. Rritja e investimeve në ndërtime të reja, rikonstruksionet dhe zhvillimi i shërbimeve kanë rritur ndjeshëm interesin e blerësve, duke i kthyer këto zona në alternativa të forta ndaj lagjeve tradicionale më të shtrenjta.
Sipas të dhënave të ‘Investropa’, këto lagje kanë shënuar rritje të çmimeve nga 15% deri në 25% gjatë dy viteve të fundit, ritëm që tejkalon ndjeshëm mesataren e tregut. Ky trend lidhet me kërkesën në rritje për prona me çmime më të përballueshme, por me potencial të lartë rritjeje në të ardhmen.
Jashtë kryeqytetit, studimi nxjerr në pah edhe zhvillimin e Orikumit, një zonë që po tërheq investitorë për shkak të pozicionit strategjik dhe afërsisë me bregdetin. Ndërtimet e reja dhe projektet turistike po e transformojnë këtë zonë në një destinacion të rëndësishëm për investime.
Një rol kyç në këtë zhvillim pritet të luajnë edhe projektet madhore infrastrukturore si aeroporti I Vlorës. Po ashtu, zona bregdetare si Radhima dhe Orikumi pritet të përfitojnë nga zhvillimi i korridorit turistik. Studimi i ‘Investropa’ thekson se historikisht, zonat pranë projekteve të mëdha infrastrukturore në Shqipëri kanë përjetuar rritje çmimesh nga 15% deri në 30% brenda tre viteve nga përfundimi i tyre. Ky trend pritet të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke i kthyer këto zona në pika kyçe për investime strategjike.
Ligji për Gjuetinë në fokus të Këshillit Kombëtar të Faunës/ Hapa konkretë për ta bërë efektiv dhe të zbatueshëm
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Faunës u vendos në fokus zbatimi i Ligjit për Gjuetinë, duke u diskutuar hapat konkretë për ta bërë atë......
Garancia sovrane në bujqësi, nevojë për rishikim/ Këshilli i Investimeve: Të analizohen kostot dhe procedurat administrative
Këshilli i Investimeve rekomandon nevojën për rritjen e nivelit të shfrytëzimit të skemave të garancisë së kredisë, duke iu referuar konkretisht Garancisë......
Përgatitje për vendoret e 2027-ës/ Klosi: Tirana qark i fituar, por jo në maksimumin tonë! Fieri qarku më i fortë! ‘Betejë’ në Kukës, Shkodër e Lezhë
Edi Rama ka mbledhur asamblenë e Partisë Socialiste. Axhenda përfshin analizën e punës Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e......
Qeveria pritet të rikthejë Bordin e Transparencës për karburantet/ Ulet akciza me 20%, synohet reflektim i menjëhershëm në çmimin final
Qeveria po shqyrton rikthimin e Bordit të Transparencës, i cili pritet të vendosë çmime tavan për karburantet, pas rritjes së ndjeshme të naftës që ka......
Pagesat për kredi dominojnë transfertat bankare në 2025/ Mbi 2.5 trilionë lekë qarkulluan në sistem, pjesa më e madhe janë kreditime
Transfertat bankare që lidhen me kreditë dhe depozitat kanë shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke treguar aktivitet më të lartë financiar mes bankave dhe......
77.3 mld lekë për infrastrukturën dhe energjinë- Prioritetet 2027 -2029 / Fokus në rrugë, ujë dhe energji të rinovueshme
Qeveria shqiptare ka parashikuar një buxhet prej 77.3 mld lekësh, ose rreth 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, për sektorin e infrastrukturës dhe......
Mbështetja e BE për punësimin e të rinjve/ Granacia Rinore, 2252 përfitues në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë
Garancia Rinore po shndërrohet në një instrument kyç për reduktimin e papunësisë te grupmoshat 15 deri në 29 vjeç. Ky program, synon të përfshijë ata të rinj......
Si po ndryshon modeli i arsimit? Kurrikul e re dhe inteligjencë artificiale në klasa
Përditësimi i sistemit arsimor është një nga drejtimet kryesore të parashikuara në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, ku synohet përshtatja e......


